Flash

Gjashtë gabime të cilat femrat nuk ua falin meshkujve në krevat

Lapsi.al 5 February 2016
Gjashtë gabime të cilat femrat nuk ua falin meshkujve në krevat

A ju pengojnë gjatë dashurisë disa poza të partnerit tuaj? Përpiquni që t’i ndryshoni ato para se t’ia jepni “kartonin e kuq”.

Me shumë takt dhe me pak mençuri do t’i përmirësoni gjërat dhe do ta shndërroni në dashnor të përsosur, transmeton Telegrafi.

1) Pas orgazmës meshkujt hyjnë në një fazë në të cilën humbin interesin për seks dhe për shkak të tajitjes së shtuar të serotoninës përgjumen. Sërish, nëse është i ftohtë dhe refuzues, apo, edhe më keq, nëse menjëherë ngrihet dhe fillon të vishet, kjo mund të thotë që e mundojnë mendime të këqija. Përpiquni të bisedoni. Mbase vetëm është duke kaluar nëpër ndonjë krizë.

2) Është e natyrshme të jetë “i talentuar” dhe i bindur që kjo mjafton për seks të mirë. Nga të gjitha shprehitë e këqija, këtë është më së vështiri ta përmirësosh edhe për shkak të faktit që ata të cilët janë të vetëdijshëm se janë të bukur, sipas natyrës, janë lehtë të lëndueshëm. Prandaj duhet zgjedhur fjalët dhe drejtojeni në drejtimin të cilin e dëshironi.

3) Këmbëngulni sikur dëshironi të arrini rekord shpejtësie. Nëse keni bindjen që po ju përkëdhel në mënyrë mekanike dhe nëse ndryshon pozën çdo 20 sekonda, kjo mund të thotë që nuk ka informacion të mjaftueshëm për seksualitetin femëror. Nëse brengoseni që do ta frikësojnë leksionet seksuale, merreni dorën e tij dhe tregoni ku dhe si duhet ta lëvizë.

4) Kalon paralojën dhe menjëherë dëshiron seks. Nëse dëshironi ta ndryshojë këtë sjellje, bëjeni këtë sa më parë, prisni gjërat që në fillim. Ose propozoni lojën e pasqyrës. Thoni: “Shiko çfarë po bëj unë” dhe filloni që ta përkëdhelni me të njëjtin kujdes dhe afsh me të cilin do të dëshironit që ai t’ju përkëdhelë juve.

5) Të gjithë e kemi pozën e preferuar, mirëpo ai “ngulmon” vetëm në një pozë. Thoni që ai është dashnor për të cilin kenë ëndërruar gjithmonë. A është kjo gënjeshtër? Po, por është e dobishme. Prandaj, propozoni që të ndryshoni vendin, provoni në banjë, në kuzhinë...

6) Në momentet më të bukura flet fjalë vulgare. Ai i cili nuk është në gjendje të bëjë dashuri në heshtje, shfaq nevojën që të shtojë kënaqësinë. Të ndryshoni këtë shprehi mund të jetë shumë e vështirë. Megjithatë, provoni që ndaj vrazhdësive të tij t’i përgjigjeni me butësi.

Të këshilluara

LGBTI, takim ne Kavaje!‏

Qendra STREHA, një shërbim rezidencial për të rinjtë LGBTI që përballen me dhunë, paragjykim e diskriminim dhe që j...

07:57

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI