Flash

Si të bëhet seks fantastik me partnerin e ri

Lapsi.al 3 February 2016
Si të bëhet seks fantastik me partnerin e ri

Kur për herë të parë të hyni në ujëra seksuale me partnerin e ri, mund t’ju duket situatë mjaft tensionuese. Lexoni se si ta tejkaloni këtë situatë.

Madje edhe për ata të cilët mendojnë se janë “plot” vetëbesim, kur të jenë tërësisht lakuriq para ndokujt për herë të parë mund të kenë frika të ndryshme, pasiguri dhe huti.

Ja si të bëni seks me partnerin e ri, në mënyrë që të jetë fantastik, transmeton Telegrafi.

Mos shpresoni shumë 
Shanse të mëdha janë që hyrja e parë në marrëdhënie seksuale të jetë pikërisht njohja reciproke e trupave dhe mënyra e funksionimit.

Mendoni për ndonjë udhëtim, por jo për destinacion
Mos u fokusoni shumë në atë që të përjetoni orgazëm, por të kënaqeni në përvojën e njohjes intime të personit të ri.

Vajza, mos aktroni
Qoftë kur dëshironi që ta shpërbleni për tërë angazhimin apo kur seksi ka qenë i tmerrshëm dhe vetëm dëshironi që ta përfundoni, ju lutem, mos aktroni orgazëm.

Kujdes çfarë flisni
Mbylleni gojën dhe kënaquni sa më mirë që mundeni, por edhe ofroni kënaqësi edhe personit me të cilin jeni.

Kujdes kur pini alkool 
Disa pije për qetësim janë krejtësisht me vend, mirëpo nëse “mbyteni” në alkool rrallë herë çon drejt përvojave të cilat do t’i mbani në mend për shkak të kënaqësisë së madhe.

Komunikoni
Gjëja më e mirë të cilën mund ta bëni në mënyrë që kënaqësia të jetë sa më e madhe është që të tregoni kur është me vend stimulimi i vërtetë, por edhe kur nuk është.

Pranoni ato aspekte të tmerrshme të seksit 
Pranojeni faktin që ndodh kjo dhe ballafaqohuni me gjëra të këtilla në mënyrën të cilën nuk do të bëni që partneri juaj të ndihet në siklet.

Argëtohuni! 
Hiqni ato rroba, filloni me lëvizje seksi dhe lejoni vetes që t’ju pushtojë magjia të cilën e ofron ky aktivitet, pa menduar për atë që jeni me partnerin e ri. /Telegrafi/

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI