Flash

Ja si t'i shpëtoni mundimeve pas një nate me shumë alkool

Lapsi.al 31 December 2015
Ja si t'i shpëtoni mundimeve pas një nate me shumë alkool

Për ata që festojnë mbrëmjen e Viti të Ri duke kthyer disa gota alkool, dita e nesërme shpesh kalohet e gjitha në shtrat. Dhimbja e kokës, të përziera, dhimbjet e trupi, etj, janë ndër shqetësimet më të zakonshme që përjetojnë të nesërmen e festës.

E për ata që dhe këtë vit, kanë ndërmend të festojnë duke mos hequr dorë nga pija, studiuesit britanikë kanë realizuar një kërkim, duke analizuar çfarë ndodh me trupin kur merr doza të larta alkooli dhe duke dalë në disa këshilla praktike, si të ndihmojmë veten pas konsumimit të tepërt.

Hani vezë në mëngjes

Vezët janë gjëja e parë që duhet të konsumoni të nesërmen pas festës. Arsyeja? Sepse ato kanë një përqendrim të lartë të amoniacidit L-Cysterine, që ndihmon trupin që të largojë toksinat e larta që krijohen në mëlçi nga shpërbërja e alkoolit.

Pini një gotë ujë pas çdo pije që konsumoni

Sa më shumë ujë në turpin tuaj, aq më të ulta janë shanset që të dehidratoheni si pasjoë e konsumit të tepërt të alkoolit.

Mos pini alkool të paktën 1 orë përpara gjumit

Mos pini asgjë të paktën një orë ose gjysmë orë përpara së të bini për të fjetur. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të mos zgjoheni gjatë natës, në këtë mënyrë do të pushoni më shumë.

Mos pini kurrë me stomakun bosh

Alkooli irriton mukozën e stomakut, për këtë arsye duhet medoemos që të jeni ushqyer mirë përpara se të filloni të pinin. Një stomak i mbushur do të thotë dyshimin e proteinave, që ulin ndjeshëm përthithjen e alkoolit të gjak.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI