Flash

Pse meshkujve të vjetër u pëlqejnë femrat e reja

Lapsi.al 28 December 2015
Pse meshkujve të vjetër u pëlqejnë femrat e reja

Meshkujt e vjetër i tërheqin femrat e reja për shkak të përmbushjes së nevojës për lidhje.

Mitet për meshkujt e vjetër dhe femrat e reja si çift, të cilët janë së bashku vetëm për shkak të interesit – ai për shkak të tërheqjes seksuale, ajo për shkak të parave dhe sigurisë që i jep mashkulli, gjithnjë e më shpesh janë duke u zhdukur.

Edhe pse definitivisht ka çifte që janë së bashku për këto arsye, çelësi i këtij raporti në fakt fshihet në “rininë” e atyre meshkujve më të vjetër. Kështu nevojat e meshkujve dhe femrave nuk janë të harmonizuara në gjenerata të njëjta, sepse femrat edhe si të reja kanë nevojë të madhe për lidhje, derisa te meshkujt kjo manifestohet në vitet e mëvonshme.

Meshkujt e rinj janë më të fokusuar në punë dhe karrierë, derisa femrat dëshirojnë paralelisht të zhvillojnë edhe martesën dhe familjen. Kur meshkujt e rinj kanë familje jashtëzakonisht rrallë e kanë në rend të parë, para përpjekjes për të pasur sukses në jetë.

Kështu meshkujt më të vjetër dhe femrat e reja në fakt e ndajnë nevojën për lidhje, sepse femrat e vjetra janë të lodhura nga mospërfillja e vetes dhe vënia e nevojave të mashkullit dhe familjes para atyre personale, prandaj më shumë i përkushtohen karrierës.

Prandaj nuk çudisin lidhjet e shumta dhe martesat e meshkujve të vjetër dhe femrave të reja, të cilat në parim janë gati martesat e dyta të meshkujve të cilët vetë atëherë, në moshën e mesme, janë të gatshëm për jetë të vërtetë familjare.

Të këshilluara

Mos e mbani kurrë laptopin në prehër!

Kompjuterët përhapin më shumë rrezatime elektromagnetike dhe në rast se e mbani laptopin në prehër, atëherë e ekspozoni trupin tuaj ndaj valëve elektromagnetike...

08:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI