Flash

6 fjalët që nuk duhet t’ia thoni atij gjatë seksit

Lapsi.al 26 December 2015
6 fjalët që nuk duhet t’ia thoni atij gjatë seksit

Zhveshja para një personi tjetër është një akt i intimitetit të lartë, dhe është shumë normale që të njëjtën kohë të ndjeheni në siklet. Por, nëse jeni pranë personit të duhur, ai do të bëjë gjithçka që të largojë këtë ndjenjë negative. Një femër, nuk duhet të kërkojë falje për pamjen e saj, e aq më pak për “defektet” më të vogla të trupit. Këto 6 fjali asnjë femër nuk duhet t’ia thotë partnerit derisa është lakuriq – sepse seksi i mirë është seksi me shumë vetëbesim.

Mos më shiko

Në vend të kësaj, mendoni rreth kësaj: “Shikomë mua. Tërësisht. Ky trup të jep shumë intimitet, pasion dhe argëtim. Nuk ka asgjë më tërheqëse në këtë moment se trupi im lakuriq…”

E urrej këtë pjesë të trupit…

Ne vetë zgjedhim se cilat pjesë të trupit tonë janë tërheqëse apo jo, nuk e vlerësojnë këtë revistat apo industritë e modës. Në qoftë se ne besojmë se jemi tërheqëse apo seksi, ashtu edhe do të jemi. Trupat tanë janë të përsosur për çdo ditë, dhe veçanërisht në momentin e intimitetit. Dhe të jemi realë, përbuzja ndaj vetes e shkatërron plotësisht atmosferën intime.

A të pëlqen kjo pjesë e imja…

Nuk është tani koha që të kërkoni konfirmimin nëse një pjesë e caktuar e trupit tuaj duket bukur. Kështu vetëm se krijoni përshtypjen e një personi të pasigurt në vete dhe partneri do e kuptojë. Të ndjeheni jo këndshëm kur jeni lakuriq është më se normale, por sa më shumë ti qëndroni kësaj ndjenje do ta keni më të vështirë relaksimin dhe pëlqimin ndaj trupit tuaj.

Të lutem të fikësh dritat

Nëse dëshironi të errësoni dhomën për një nauncë më të errët vetëm për të krijuar një atmosfere më të ngrohtë – kjo është më se normale, por nëse ju tentoni të fshiheni në errësirë, atëherë kjo është një çështje tjetër. Nëse ndokush ju akuzon në dritë, nuk ju meriton as në errësirë.

Kërkoj falje për këtë pjesë të trupit…

Kënaqësia dhe eksitimi do të zbehen në qoftë se ju i kërkoni falje vazhdimisht partnerit për “defektet” e juaja. Partneri duhet t’i pëlqejë në mënyrë të veçantë çdo pjesë e trupit tuaj për të cilën ju ndjeheni e pasigurt, si dhe duhet t’ju tregojë rregullisht se jeni e bukur dhe seksi sipas mënyrës suaj.

Nuk do doje ta shihje atë pjesë

Nëse e privoni partnerin për ndonjë pjesë të caktuar të trupit, ju privoni veten për kënaqësi më të madhe seksuale./mapo/

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI