Flash

As seksi, as paraja/ Problemi i çifteve është diçka tjetër

Lapsi.al 26 December 2015
As seksi, as paraja/ Problemi i çifteve është diçka

Terapistët britanikë që merren me problemet e çifteve kanë zbuluar për “Huffington Post” se cila është sfida më e madhe me të cilën çdo ditë ballafaqohen në profesionin e tyre. Sipas tyre, megjithëse çiftet nuk i fshehin sekretet mes tyre ka një problem që ndeshet shpesh. Problemi numër “një” në një lidhje përfundimisht nuk është as paraja dhe as seksi por mungesa e komunikimit.

“Në këtë çështje bën pjesë edhe se si debatoni me partnerin. Mos kërcënoni që në fillim se do ta braktisni. Ju i njihni format e tij të sjelljeve. Disa prej tyre ju nevrikosin, por kujtohuni që gjithmonë ato kanë qenë të pranishme. Ju mbase më herët i keni konsideruar edhe si simpatike. Çelësi i ekzistencës së lidhjes përfundimisht është komunikimi efektiv”, - thekson psikoterapeutja Laura Jang.

Pas komunikimit të keq pason mungesa e argëtimit (shikimi i përbashkët i programeve televizive nuk bën pjesë), mungesa e kohës për partnerin, pandjeshmëria/mosinteresimi apo ndjeshmëria e tepruar (ndonjëherë është shumë e vështirë të realizohet ajo balancë e duhur), varshmëria e tepërt nga partneri, si edhe humbja e ndjenjës së karakterit të fortë vetjak.

Edhe pse jeni në lidhje, patjetër duhet të keni parasysh që ju dhe partneri juaj, para së gjithash, jeni dy personalitete të veçanta. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI