Flash

“Rough Guide”: Për plazh keni Shqipërinë, për malet Kosovën

Lapsi.al 30 December 2015
“Rough Guide”: Për plazh keni Shqipërinë, për

Nëse nuk keni shumë para, por nuk doni të hiqni dorë nga udhëtimet thjesht zgjidhni destinacionin e duhur dhe më ekonomik. Për këtë ju vjen në ndihmë një guidë me disa destinacione të krijuar nga kompania turistike britanike “ Rough Guide”. Për plazhet ju sugjeron që të zgjidhni Shqipërinë, ndërsa për t’iu larguar zhurmave Kosovën. Ja disa nga sugjerimet:

Për ushqim: León, Spanjë

Në rrethinat afër katedrales së qytetit León, shërbehet tapas falas me çdo lloj pijeje. Nuk është asnjë e pazakontë për Spanjën, por nëLéon kjo ndodh kaq natyrshëm.

Një gotëRioja e shkëlqyer kushton më pak se 1.50 euro dhe shoqërohet me një porcion ushqimi të bollshëm.

Për plazhet: Shqipërinë

Riviera shqiptare është bujare, ende e pa ekploruar në tërësinë e saj dhe afër brigjeve të Mesdheut. Brigjet e mrekullueshme harkohen nga malet lehtësisht të arritshme, një “Mekë” turistike. Për një udhëtim me pamje të paharrueshme zgjidhni të kaloni nga Vlora përgjatë qafës së Llogarasë, një rrugë që tëçon drejt brigjeve me ujë në ngjyrë torkuaz të detit Jon.

Për jetën e natës: Krakov, Poloni

Thuhet se qyteti polak i Krakovit ka numri më të lartë tëpub-ve për kilometër katrorë në botë. Edhe nëse nuk është fakt, atëherëështë ndjesi. Qyteti i Vjetër dhe Kazimierz (lagje hebreje) janë të mbushura me atmosferë muzike dhe vodka.

Për t’i ‘izoluar’: Kosovën

Ky është një “qoshkë” e bukur e Ballkanit, ku mund të shmangni turmat turistike. Vetëm në vitet e fundit vizitorët filluan të rizbulojnë malet e thyer të Kosovës, arkitekturën mahnitëse otomane, manastiret mesjetare që janë trashëgimi botërore.

Për shërbimet Spa: Budapest, Hungari

Budapesti është i vetmi kryeqytet në botë i ndërtuar mbi burimet natyrore termike.

Edhe pse mundësitë luksoze ekzistojnë, shtëpitë karakteristike ofrojnënjë përvojë tjetër kulturore. Në Szechenyi Banja do të shohni burra me mustaqe duke luajtur shah në anën e një pishine me avull. /Marrë nga Monitor

Të këshilluara

Mos e mbani kurrë laptopin në prehër!

Kompjuterët përhapin më shumë rrezatime elektromagnetike dhe në rast se e mbani laptopin në prehër, atëherë e ekspozoni trupin tuaj ndaj valëve elektromagnetike...

08:53

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI