Flash

Si të veproni pas mesazhit nga ish-partneri: Gëzuar ditëlindjen

Lapsi.al 29 December 2015
Si të veproni pas mesazhit nga ish-partneri: Gëzuar ditëlindjen

Kur ish-i përdor ditëlindjen tënde si arsyetim për të të shkruar, ai ose ajo dëshiron të të urojë ditëlindjen apo është një mundësi për të rihapur dyert e komunikimit?

Nuk duhet të ketë rëndësi për ty. E gjitha varet nga si do e menaxhosh. Po ndërtojmë një panoramë.

Ka gjashtë muaj që kur zemra jote e thyer është ngjitur dhe flokët po e marrin veten nga prerja ekstreme e ballukeve dhe duhet të flasësh me fajtorin për të gjitha këto, për herë të parë pas fjalëve dramatike të ndarjes.

Por ditëlindja, ose ndonjë festë tjetër, po vjen dhe ti po pret që ai ose ajo do të shkruajë.

Qoftë një mesazh ose një email, më e mira është të përgjigjesh shkurt dhe prerë, nëse ke zgjedhur të mos angazhohesh më. Mos bjer në të njëjtën histori. Kujtohu që ti sapo ke nisur të vlerësosh veten përsëri.

Nëse je ndjekëse e “Rregullit të asnjë kontakti” në sjelljet pas ndarjes, mbështetu te çfarë shkruajnë librat:

Këto raste kthehen në mundësi për t’u siguruar që nuk të kanë harruar dhe për të vendosur veten në qendër të mendimeve të tjetrit. A mundet një kartolinë ose një mesazh të ndryshojë mendjen tënde, të ndërgjegjësojë për mungesën, të shtyjë të kthehesh te ai duke të bërë ta duash përsëri?

Është një medalje me dy anë sepse një pjesë jotja do trishtohej nëse ai ose ajo nuk të shkruan, por ti do mërzitesh edhe më shumë nëse ai ose ajo e bën këtë.

Çfarë duhet të bëjë ai ose ajo?
Nëse ne nuk analizojmë më pse-të dhe thjesht vazhdojmë përpara, do të ruajmë kontrollin dhe do të shmangim tundimin për të rindjerë dhimbje.

Në fund të fundit, ti ke ditëlindjen!

Duhet të jetë një ditë me festime, sesa një ditë e harxhuar duke pyetur veten çfarë kuptimi ka pas urimeve. Por nëse po mendon nëse ai është zhytur në kujtime për ty pas mesazhit, më mirë të mos e imagjinosh. Ja një përshkrim i dikujt që ditën e ditëlindjes pati një epifani tjetër!

Ditëlindja. Mesazhet vërshonin dhe unë ndihesha speciale siç do ndihej kushdo. Një gjë mund ta thosha me bindje, ky vit më solli më shumë“t-EX-t messages” sesa çdo vit .

Kishte diçka në ajër. Mund të ketë qenë qëndrimi im moskokëçarës që po hyja në vitin e fundit të shifrës 20, por pastaj ndodhi.

Ishte ai.
“Gëzuar ditëlindjen, Xhesi,” më shkroi.
Reagimi im i menjëhershëm ishte “Mos ma zër në gojë emrin!”. Faza tjetër e emocioneve përfshinte qetësimin e vetes dhe përqeshjen e idiotësisë sime që u ktheva në të njëjtin stad.

Ne gjithmonë u kemi dhënë ish-ëve më shumë vlera dhe fuqi sesa meritojnë.

A duan ata të lajnë duart nga faji?
Shkruajnë sepse kemi kaluar shumë kohë bashkë?
Nëse përgjigjem në mënyrë pozitive, ata nuk do ndihen më fajtorë?
Është ky fundi?
Çfarë po ndodh?

Mjaft bëre pyetje. Ndjenjat e këtij personi nuk duhet të kenë më kontroll mbi ty.

Fjalët janë thjesht një gjest mirësjelljeje dhe kur nuk është një përpjekje për të rindezur zjarrin, nuk është e nevojshme të ngresh histori të pavërteta në kokën tënde për të arsyetuar “përkushtimin e përhershëm” , të tij ose të saj.

Shpesh, është thjesht një mesazh protokollar dhe një plan që nuk ka pse nxit asnjë hap të mëtejshëm, por ditëlindja zgjat vetëm një ditë. Efektet e pritshmërive të gabuara dhe zakonet e pashëndetshme zgjasin shumë më tepër.

Vazhdoni, ti dhe miqtë e tu me të njëjtën histori, investoni energji në një qëndrim pozitiv dhe kjo do ju ndihmojë të ecni përpara.

Të këshilluara

Mos e mbani kurrë laptopin në prehër!

Kompjuterët përhapin më shumë rrezatime elektromagnetike dhe në rast se e mbani laptopin në prehër, atëherë e ekspozoni trupin tuaj ndaj valëve elektromagnetike...

08:53

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI