Flash

Veprimet e femrave që acarojnë më shumë meshkujt

Lapsi.al 23 November 2015
Veprimet e femrave që acarojnë më shumë meshkujt

Çdo lidhje përballet me vështirësitë e veta, të cilat nëse keni vullnet dhe dëshira mundeni shumë lehtë t’i tejkaloni. Por, ka shumë njerëz të cilët i bëjnë disa gjëra të vogla në dukje, të cilat mund ta acarojnë aq shumë partnerin sa t’iu kërkojnë të ndaheni.

Cilat janë ato do t’i paraqesim në vazhdim, dhe në qoftë se edhe ju e bëni ndonjërën nga to do të ishte mirë që ta evitoni nëse dëshironi të keni një lidhje të shëndoshë.

- Tallja me shokët e tij: Nëse ka një gjë që meshkujt nuk e durojnë dot është kur të dashurat e tyre tallin dhe shajnë shokët e tyre më të mirë. Mos e bëni këtë, natyrisht nëse dëshironi të jeni me të.

- Goditja, gjoja për t’u “tallur”: Edhe ky është një zakon për vajzat që janë në një lidhje. Hopa, një goditje tek krahët apo edhe në fytyrë. Në fakt atij nuk i pëlqen, madje ndonjëherë edhe mund t’i dhembë, andaj kujdes.

- Kokëfortësia: Ai mund të jetë tolerant, por gjithçka e ka një kufi, nuk mund të dalë gjithmonë e juaja, transmeton “Zëri”.

- Përmendja e ish-të dashurit: Edhe nëse e bëni për t’u ankuar mbi atë që keni pasur më përpara apo për t’i shpjeguar diçka, mirë do ishte që këto biseda të shmangeshin. Ai nuk do të dijë asgjë për ish-të dashurit tuaj.

- Përdorimi i emrave qesharakë në publik: Mund t’i thuash lepurush, budalla i vogël, apo diçka tjetër kur jeni në dhomë, por nëse e bëni këtë në publik ai do mërzitet shumë dhe do t’i duket sikur doni ta ulni para të tjerëve. Pse ta bëni atë të ndihet keq?

- Qëndrimi gjithë kohës me të: Edhe nëse e doni jashtë mase, mos “iu ngjitni” shumë partnerit.

Të këshilluara

Viagra mund të.parandalojë diabetin

​Viagra mund të parandalojë diabetin e tipit 2, sipas studimit më të fundit. Kërkuesit kanë zbuluar se ilaçi stimulues forcon ndjeshmërinë e insulinës te nje...

11:44

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI