Flash

Mashkullit kurrë mos ia fal: Falja vetes që ke dashuruar një të marrë!

Lapsi.al 23 November 2015
Mashkullit kurrë mos ia fal: Falja vetes që ke dashuruar një

Pothuajse të gjithëve, pak a shumë njerëz të arsyeshëm, e kanë të qartë që të falësh dhe të lusësh për falje do të thotë mirësjellje.

Falja pastron shpirtin, zbut hidhërimin, ndihmon në mirëkuptim të dyanshëm, harmonizon jetën personale. Në fund të fundit, nuk i jep mundësi inicimi psikomatikës destruktive, transmeton Telegrafi.

Nuk duhet të falësh njeriun, nëse ai nuk ka bërë asgjë: nuk ka thënë, nuk ka lutur, nuk ka bërë ndonjë akt pendimi.

Aq më parë mashkullit. Kjo nuk është normale. Kjo nxit lejueshmërinë dhe qasjen në çdo gjë. Kjo tregon mungesën e kufijve tuaj personalë dhe i jep njeriut, pikërisht, mundësinë që të veprojë siç ka vepruar edhe më herët.

Të falësh dhe të kërkosh falje – është morale, mirëpo ndikon vetëm tek ai tek i cili ka nivel të njëjtë të vlerave dhe të zhvillimit, si edhe tek ju.

Në rastet e tjera kërkoni falje nga Zoti, luteni për veten dhe për atë njeri, kërkoni falje te vetja për atë që keni lejuar gjëra negative në qëndrimin ndaj vetes, që jeni hidhëruar dhe jeni tërbuar.

Përse mashkullit – sidomos? Për shkak se që nga fëmijëria janë mësuar të lavdërohen dhe të kritikojnë mashkullin vetëm për veprime, e jo për gjendjen.

Për ta është logjikë normale – duhet bërë diçka për të falur.

Kryesisht, kërkoni falje nga Zoti, faljani vetes, e jo atij i cili ju ka bërë keq – Zoti do t’ju falë.

Derisa falja, vetë, të mos arrijë tek ju.

Të këshilluara

Viagra mund të.parandalojë diabetin

​Viagra mund të parandalojë diabetin e tipit 2, sipas studimit më të fundit. Kërkuesit kanë zbuluar se ilaçi stimulues forcon ndjeshmërinë e insulinës te nje...

11:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI