Flash

As dashuri, as seks, as besnikëri: Faktori nr. 1 i cili vendos se a do të ketë sukses martesa

Lapsi.al 19 November 2015
As dashuri, as seks, as besnikëri: Faktori nr. 1 i cili vendos se a do

Sipas studimeve të Bankës Federale Amerikane, qëndrimi ndaj përgjegjësisë fiskale ndikon mjaft në ekzistencën e lidhjeve dhe të martesave.

Kur mendojmë mbi faktorët të cilët ndikojnë në ekzistencën e lidhjeve, zakonisht na kujtohen gjërat e standardit, transmeton Telegrafi.

Janë të rëndësishme vlerat e ngjashme, qëllimet, si dhe patjetër duhet të ndihemi mirë dhe të dashuruar me partnerin apo partneren.

Mirëpo, ekziston edhe një faktor, i cili, së paku, sipas hulumtimeve, është kyç.

Analiza e tyre i ka konstatuar këto dy gjëra:
- Njerëzit zakonisht kërkojnë partnerë me status të ngjashëm financiar.
- Çiftet me status të ngjashëm financiar dhe me aftësi më të mëdha për të marrë kredi më gjatë qëndrojnë së bashku.

Ekspertët thonë që situata financiare gjithashtu është vendimtare. Çiftet të cilat kanë më pak probleme financiare përjetojnë më pak stres dhe mund t’i përkushtohen më shumë marrëdhënies së tyre.

Nga ana tjetër, çiftet të cilat për çdo ditë ballafaqohen me mungesë të parave apo me borxhe, nuk mund t’i kushtojnë kujdes marrëdhënieve emocionale në të njëjtën masë, andaj kjo shpesh ndikon edhe në rezultatin e lidhjes së tyre.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI