Flash

Si ta kuptoni që keni magji?

Lapsi.al 18 November 2015
Si ta kuptoni që keni magji?

Njëri ndër segmentet më të rëndësishme të magjisë së zezë është edhe magjia e dashurisë

 

Magjia e dashurisë

Magjia e dashurisë ka të bëjë me joshjen e ndonjë personi apo largimin e ndonjë tjetri nga partneri i tij i deritashëm. Ajo mund të përmblidhet, p.sh. në këtë parim: “Që pa mua të mos hajë, të mos pijë, të mos jetojë”, me çka “robërohet” shpirti i një personi, ai njeri detyrohet që të mendojë dhe imagjinojë vetëm për një person të caktuar, për atë që i ka bërë “të bame”.

 

Simptomat e “lidhjes së zezë”

Përnjëherë, diçka e jashtëzakonshme dhe e fuqishme ju tërheq ndaj një personi të caktuar, ndaj të cilit deri vonë keni qenë indiferent. Nuk mund të mendoni për asgjë tjetër, por vetëm për të, e krahas kësaj ndieni një dëshirë të madhe për seks sapo të mendoni rreth atij, apo asaj. Të gjithë ju thonë se keni ndryshuar dhe që partneri juaj ka shumë të meta dhe të këqija. Ju thjesht nuk i vëreni ato, përkundrazi, mendoni se të tjerët gabojnë apo nuk e vërejnë sa i veçantë është i dashuri juaj. Vazhdimisht ju përcjell një shqetësim. Reagoni duke e tepruar ndaj çdo kritike rreth personit të dashur, për më tepër, ndiheni shumë të lumtur në afërsi të tij/saj, pa marrë parasysh vështirësitë dhe problemet e shumta të cilat ua sjell ai.

Mos t’ju shkojë kurrë mendja që ta joshni dikë me anë të magjisë. Dashuria e vërtetë nuk mund të lindë me dhunë. Magjia do të zhduket shpejt, e viktima do të shndërrohet në një “zombi”, do të jetë e pranishme vetëm fizikisht, e me shpirt do të jetë diku tjetër.

 

Shenjat e “refuzimit me magji”

Ekziston edhe një mënyrë tjetër e veprimit të magjisë së zezë të dashurisë, e cila është e kundërt me “joshjen”, meqë shërben për “refuzim”, respektivisht për ndarjen e ndonjë çifti. Të dy partnerët assesi nuk mund ta harrojnë njëri-tjetrin, prandaj një kohë të gjatë vajtojnë kohën kur kanë qenë bashkë. Si pasojë e zhgënjimit, personi frikësohet t’iu dorëzohet ndjenjave, prandaj nuk mund të dashurohet në askënd tjetër. Magjia e ndarjes do të reflektohet më pas në të gjitha lidhjet, apo martesat të cilat do t’i lidhë viktima në të ardhmen. Të gjitha lidhjet e tij/saj në të ardhmen do të jenë të shkurtra dhe do të përfundojnë pa fjalë, apo edhe të kundërtën, do të jenë të gjata, por kurrë nuk do të kurorëzohen me martesë.

Me gjasë keni takuar edhe ju femra dhe meshkuj, të cilët pas zhgënjimit, për gjininë e kundërt deklarojnë: “Të gjithë meshkujt janë njësoj”, apo “Të gjitha femrat janë lavire”. Magjia e cila bëhet me qëllim të ndarjes së një çifti mund të ketë simptoma të ndryshme te të dy gjinitë. P.sh., përkundër dëshirës së madhe për seks, burri përnjëherë nuk mund të kryejë marrëdhënie intime, e në rastin më të rëndë, bëhet impotent. Në anën tjetër, gruaja mund të bëhet “e ftohtë”, të ketë frikë nga seksi dhe të gjejë arsyetime të shumta për t’i ikur seksit me burrin. /gazetaexpress/

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI