Flash

A është fatkeqe e premtja me datën 13?

Lapsi.al 14 November 2015
A është fatkeqe e premtja me datën 13?

Çdo vit ka të paktën një të premte me datën 13, por viti 2015 ka pasur plot 3 të tilla. E para ishte në shkurt, e dyta në në mars dhe e treta ishte javën që sapo u mbyll. E premte 13 nëntor.

Një ditë të tillë shumëkush në botë e konsideron si ditë ters, të pafat dhe ka frikë prej saj. Lidhur me frikën ndaj kësaj dite tregon edhe emërtimi saj si fobi: Paraskevidekatriaphobia.

Emërtimi fobi vjen nga gjuha greke dhe ai do të thotë “shqetësim vogël”. Rrezikun real apo besëtytninë e rëndomtë nga kjo ditë e “tmerrshme” dhe “misterioze” shumëkush ka dëshirë ta kapërcejë, nëse mundet.

Legjendat, mitet, numerologjia, të gjitha këto duan ta bindin njeriun se të premten me datën  13, ndodhin situata të çuditshme me shenja negative. Me atë që ndodhi në Paris zërat e një fatkeësie në këtë datë janë shtuar.

Rrëfimet mbi këtë datë vijnë që nga viti 1307 kur u masakruan kalorësit templarë. Historia e re shënon se në këtë ditë, në vitin 1927 ka ndodhur përplasja më e madhe në bursën amerikane. Në atë kohë shumë brokerë të dëshpëruar u hodhën nga dritarja në ndërtesën “Wall Street” .

Edhe koha moderne merret me këtë datë dhe sipas disa shifrave, 10 milionë njerëz vuajnë nga fobia “E premte, 13.” 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI