Flash

Seksi është më eksitues në hotel se sa në shtëpi

Lapsi.al 7 November 2015
Seksi është më eksitues në hotel se sa në shtëpi

Nëse ndonjëherë pas seksit në dhomën e hotelit keni menduar se ka qenë shumë më i mirë se sa në shtëpi, nuk jeni i vetmi.

Është dëshmuar që kur çifti u dorëzohet magjive të seksit në dhomën e hotelit, për dallim nga dhoma e gjumit, hapësira e re do të stimulojë transmetimin e dopaminës në tru, ndërkaq ajo luan rol të rëndësishëm me rastin e eksitimit seksual, transmeton Telegrafi.

Hotelet ndikojnë në mënyrë të kënaqshme
Hotelet shpesh janë të dizajnuara në atë mënyrë që të kënaqin çdo dëshirë dhe nevojë tonën. – Ekziston ai momenti psikologjik, sapo të keni hyrë në hotel, diçka posaçërisht luksoze dhe e lezetshme na bën automatikisht të gjithë ndihemi më seksualë dhe më me dëshirë për seks.

Në apartament mund të harroni përditshmëritë
Për të arritur eksitimin seksual, aq më parë te femra, pjesët e trurit të cilat janë të lidhura me stresin dhe vështirësitë, patjetër duhet të jenë të shkyçura. Prandaj, ekspertët shpesh këshillojnë çiftet që të shndërrojnë dhomën e gjumit në vatër dashurie në të cilën nuk do të ketë kurrfarë përkujtuesish të përditshmërive.

Këtu nuk ka fotografi të fëmijëve, fatura të cilat patjetër duhet t’i paguani, libra të cilët patjetër duhet t’i lexoni, thjesht jeni në një vend të pakohë, sikur të keni dalë nga jeta vetjake. Dhe kur t’i eliminoni të gjitha gjërat të cilat rikujtojnë stresin në jetën tuaj, lehtë do të eksitoheni – thonë ekspertët.

Në këtë mënyrë do të pasuroni rutinën, e cila automatikisht do të bëhet më e egër dhe, nesër, kur do të kthehen në shtëpi, do të merrni me vete një pjesë të asaj atmosfere.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI