Flash

Cilat janë vendet më të duhura për të propozuar martesë?

Lapsi.al 3 November 2015
Cilat janë vendet më të duhura për të propozuar

Ju këshillojmë vendet e mrekullueshme në rast se doni që ajo t’ju thotë ‘PO’.

Në një urë
Zgjidhni një orë të vonë të natës për të shëtitur bashkë nëpër qytet, dhe ndaloni tek ura më e bukur që mund të gjeni. Është mundësia më romantike që ofrojnë qytetet e mëdha.

Në breg të detit
Është vendi më klasik, më i parapëlqyer nga njerëzit në të gjithë botën për të bërë propozimin e jetës!

Në majë të malit
Ku ka vend më intim, dhe më të përshtatshëm për ta bërë një femër të ndihet e mbrojtur nga mashkulli i saj sesa një majë e lartë mali?

Në parkun e lodrave
Për ata që janë fëmijë të përjetshëm, Parku i Lojërave do t’ju japë lirinë që ju duhet për ta pyetur atë: A pranon të mos plakemi kurrë bashkë?

Në mes të gjelbërimit
Kodrat e liqenit? Jo keq. Por mund të shkoni për një vizitë së bashku në një fshat që e njihni, dhe ku e dini se ka lëndina të gjera e të gjelbëruara, ku gjithçka është e veshur me shpresë.

Në bardhësinë e dëborës
Nuk është e thënë të jetë ngrohtë, kur ju të bëni propozimin e martesës. Befasojeni të dashurën tuaj me një unazë të bukur dhe pyeteni: A dëshiron të dridhemi bashkë nga të ftohtët në gjithë vitet e ardhshme?

Në një varkë në liqen
Kaloni një fundjavë me të dashurën tuaj pranë liqenit, dhe merrni një varkë me qira për të shijuar qetësinë e tij gjatë muzgut. Atëherë, gjeni çastin e duhur dhe bëjeni hapin e madh.

Në shtëpinë tuaj
Nëse jeta pranë saj është gjëja që doni më shumë, atëherë t’i propozoni në shtëpinë ku bashkëjetoni është premtimi më i madh që mund t’i bëni një femre./

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI