Dy kolegë të zyrës ku punojnë janë xhiruar duke bërë seks nga një ndërtesë e afërt në Santa Fe, Mexico City. Ata kishin filluar ti heqin rrobat dhe të fillojnë lidhjen e tyre intime në zyrën e tyre kur të gjithë kolegët të tjerë kishin shkuar në shtëpi, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, çifti nuk e kishte menduar se ata mund të shiheshin nga një kat më lart i ndërtesës tjetër. Edhe pasi që e kishin përfunduar aktin seksual, çifti kishte vazhduar të rrijë në zyrë pasi që pamja nga zyra e tyre e nxirrte në pah qiellin e bukur të natës.
Një punëtor nga ndërtesa fqinje e kishte incizuar të gjithë ngjarjen me celularin e tij dhe e kishte ngarkuar në YouTube me titullin “duke punuar shumë gjatë natës”. Më shumë se 81,000 njerëz e kanë shikuar videon që nga lansimi i saj këtë javë.


