Flash

Bllokimi i kuvendit, a konsumoi pije alkoolike Ramush Haradinaj?

Lapsi.al 24 October 2015
Bllokimi i kuvendit, a konsumoi pije alkoolike Ramush Haradinaj?

Pasi hodhën gaz lotsjellës, dy herë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputetët e opozitës gjetën kohë të pushojnë pak.

Në filmimet e Klan Kosovës, shihet kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, që i mbush shokut të tij në parti një gotë.

Mediat kosovare shkruajnë se të dy po pinin raki. Ndonëse pija është vendosur në një shishe uji, duket qartë që nuk është ujë. Madje Haradinaj po e mbushte edhe me klas, vetëm fundin e gotës, ashtu siç e do zakoni, njofton Klan Kosova.

Gjatë një interviste, Haradinaj deklaroi se po pinte vetëm “çaj”.

Haradinaj nuk i harroi as kolegët e opozitës. Ai ia kaloi një gotë Glauk Konjufcën, të cilit me sa duket kjo pije e ofruar nga lideri i AAK-së iu duk pak e rëndë.

Këtë e tregon edhe shprehja e tij e fytyrës.

Anash s’i la as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, Rexhep Selimin e Shqipe Pantinën.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI