Flash

Njerëzit më të pasur të botës për 2015, ja lista

Lapsi.al 13 October 2015
Njerëzit më të pasur të botës për 2015, ja lista

Janë gjashtë amerikanë, një meksikan dhe tre europianë: nuk është fillimi i një barcalete por lista e njerëzve më të pasur të botës. Siç shkruan “Corriere Della Sera”, sipas emrave të njerëzve më të pasur në glob, është bërë edhe idetikiti i një pasaniku bazuar në rezultatet e “Hurun Global Rich List” për vitin 2015. Zakonisht “bossat” e botës janë meshkujt me moshë mesatare 64 vjeç, punojnë në sektorin e tekonoligjisë dhe banojnë kryesisht në New York. Duke mos plotësuar kushtin e moshës pasi është 59 vjeç, Bill Gates i cili banon në Washington, konfirmohet edhe një herë në krye të klasifikimit si burri më i pasur i globit me një kapital personal prej 85 miliardë dollarësh. Pas tij vjen 75 vjeçari manjat meksikan i telekomunikacionit Carlos Slim me 83 miliardë, ndërsa vendin e tretë e mban 84 vjeçari ekonomist Warren Buffet me 76 miliardë. Në vendin e katër të listës së njerëzve më të kamur në planet, qëndron spanjolli Amanci Ortega i firmës gjigande të veshjeve Zara, ndërsa krijuesi i rrjetit social “Facebook” Mark Zuckerberg hyn në këtë radhitje direkt në vendin e shtatë por duke mbajtur vendin e parë për nga mosha, pasi është vetëm 30 vjeç. Shefi i “Facebook” ka në portofolin e tij plot 44 miliardë dollarë dhe një rritje prej 42 % krahasuar me një vit më parë. Ndërkaq miliarderja e parë femër mbetet Alice Walton, trashëgimtare e linjës së supermarketeve Waltmart (e njëmbëdhjeta me 35 miliardë, ndërsa familja e saj është më e kamura në botë më një pasur në total 138 miliardë). Në të bëjnë pjesë 40 pasanikë nën moshën 40 vjeç (25% janë femra, me në krye 30 vjeçaren Elizabeth Holmes, CEO e Theranos). Mirëpo surpriza e vërtetë sivjet erdhi nga India, e cila me 97 pasanikë të rinj e spostoi Rusinë nga vendi i tretë (kriza e monedhës vendase ke nxjerrë jashtë loje afro 10 prej tyre). Kështu India bëhet zyrtarisht vendi i tretë më i pasur në botë. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI