Flash

Seksi në zyrë, flirtime në 61% të kompanive evropiane

Lapsi.al 9 October 2015
Seksi në zyrë, flirtime në 61% të kompanive evropiane

Në kohën e teknologjisë së Facebook, apo “Whats up”, dashuria duket si një ndjenjë krejtësisht e re, a thua se ia kemi zbuluar së fundmi kuptimin.

Por flirtimet kanë ekzistuar dhe vijojnë të jenë ende prezent kudo, sidomos në vendet e punës.

 

Studimet e fundit, theksojnë se flirtimet që ndodhin në zyrë, ndodhin në 61% të kompanive dhe punëdhënësi është ai që i inkurajon.

 

Sipas rezultateve të kërkimit nga Robert Half, në 61% të kompanive italiane janë konsumuar raporte dashurie midis të punësuarve.

 

Një shifër kjo që sa i takon vendeve evropiane, Italia renditet e dyta pas Gjermanisë.

 

Ndërsa në Francë dhe Angli, romanca në zyrë, duket se është një sport kombëtar.

 

Sipas sondazhit, në Itali, është Milano qyteti në të cilin konsumohen më shumë tradhti në zyrë, qytet që ndiqet nga Roma, Bolonja, Torino. Por jo vetëm kaq.

 

Në Itali, vendet e punës me normën më të lartë të flirteve janë spitalet dhe klinikat, zyrat profesionale, zyrat editoriale, zyrat publike dhe bankat.

 

Alfio Cascioli, psikolog biznesi dhe një ekspert udhëheqës në fushën e strategjive motivuese, shpjegon më tepër për këtë gjë.

 

“Dashuria në tavolinat e zyrave lind nga ndjenja e vetmisë që karakterizon shoqërinë tonë”.

 

Kjo shifër, sipas Cascioli, nuk është çudi fare: ”Në fakt, është e mundshme që flirtet në punë të jenë shumë më tepër.

 

Sigurisht, një nga faktorët prapa kësaj lloj marrëdhënie në punë është koha. Ju shkoni, mesatarisht 8 orë punë me kolegët, të cilët, bëhen gjithnjë edhe më pak të huaj”,- thekson ai./

Të këshilluara

Pse femrat shtiren në krevat

Dy femra në tre shtiren përsa i përket orgazmës. Këtë fakt e konfirmon një studim i porositur nga revista Cosmopolitan. ...

12:30

Ja si u shpik vibratori

Një vegël, që kënaq dëshirat seksuale të femrave? Duket si diçka shumë moderne. Në fakt, vibratori ës...

15:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI