Që kur nisi në datën 1 shtator aksioni i tatimorëve kundër evazionit fiskal dhe informalitetit në ekonomi, humori dhe ironia nuk është kursyer në rrjetet sociale.
Në kuadër të kësaj është edhe kjo foto që shihni, e realizuar në qytetin e Korçës.
Klarinetisti interpreton rrugëve të qytetit, ndërsa pranë këmbëve të tij është edhe kasa fiskale për lëshimin e kuponit tatimor në çdo rast që atij i japin lekë kalimtarët./Lapsi.al/