Flash

Makinat vrasëse/ Forcat elitë që mbrojnë diktatorin Kim Jong Un (video)

Lapsi.al 27 August 2015
Makinat vrasëse/ Forcat elitë që mbrojnë diktatorin Kim Jong

Edhe pse prapa saj qëndron një nga ekonomitë më të dobëta të botës, Korea e Veriut është një nga forcat më të mëdha të armatosura në botë. Përbërja e kësaj ushtrie të fuqishme ka forca elitare, ku anëtarët e tyre mund të thuhet lirshëm se janë “makina vrasëse”.

Korea e Veriut, popullsia totale e të cilës është rreth 23 milionë, ka një ushtri e cila numëron më shumë se 1.1 milionë njerëz, që është një prej forcave më të mëdha të armatosura në botë.

Ajo çfarë e bën të barabartë në numër të ushtarëve me forcat e mëdha siç janë Amerika dhe Rusia, është shërbimi i gjatë ushtarak që zgjat nga tre deri në pesë vjet. Por është interesant fakti, se ky vend të gjitha financimet dhe ushqimet që i ka në dispozicion i dedikon kryesisht për nevoja të ushtrisë.

Me rezervistët dhe organizatat paraushtarake si “Të rinjtë e rojeve të kuqe” dhe “Rojet e kuqe të punëtorëve fshatar” (një lloj i mbrojtjes territoriale), Korea e Veriut mund të mbledh afro 9.5 milionë ushtarë. Sipas disa komentuesve të Azisë Lindore, në përgjithësi kjo është organizata më e madhe ushtarake në botë.

Një video e cila vitin e kaluar është postuar në YouTube, shihen se si trajtohen njësitet elitare që janë nën komandën e Kim-Jong Un.

Në këtë video ushtarët demonstrojnë aftësi të pabesueshme, fuqi dhe qëndrueshmëri. Por kur këtyre u shtohen përdorimi i zinxhirëve, tullave dhe sëpatave, atëherë ata duken kështu. (lajmi.net)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI