Vizita e Kancelares Merkel në Tiranë nuk ka lënë indiferentë përdoruesit e rrjeteve sociale, përkundrazi, faqe që merren me fotomontazhe e kanë shoqëruar me humor takimin e rëndësishëm mes Kryeministrit Rama dhe zonjës së fortë të politikës. Siç shihet në fotot e njohura nga publiku, e përbashkëta mes dy liderëve, lakuriqësia në rininë e tyre (foto të vërteta), duket se ka qenë oguri i mirë, që do t'i shndërronte ata të dy, në drejtuesit e Gjermanisë e Shqipërisë. Sipas posterit demotivues, Angela dhe Edi e kanë nisur nga shumë poshtë, plazheve nudo, deri sa arritën këtu ku janë, zyrave më të rëndësishme, por të veshur, me kostume.