Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Erjon Braçe nxehet me Gazetën Shqiptare: Gjatësia më mjafton për të ngrënë, për të pirë dhe për të...

Lapsi.al 7 July 2015
Erjon Braçe nxehet me Gazetën Shqiptare: Gjatësia më

Erjon Braçe nuk e ka duruar ironinë e rubrikës satiriko– politike “Bulevardi Politik” në Gazetën Shqiptare. Gazeta botoi një foto të Braçes në fushatë elektorale, duke thënë se deputetit të PS, për shkak të shtatit të shkurtër, i ishte dashur të hipte mbi një tavolinë për të falenderuar elektoratin e Divjakës për zgjedhjet vendore. Por humori i GSH e ka irrituar deputetin. Ai ka postuar një reagim në Facebook, ku përpiqet t’ia kthej po me humor vënien në lojë gazetës. Braçe shkruan se nuk e ka kompleks gjatësinë, pasi ajo i mjafton për të ngrenë, për të pirë… dhe për të vrapuar. Kuptohet që në vend të tre pikave deputeti i PS nënkupton diçka tjetër, por e plotëson me vrapimin, si për të treguar se as këtë të fundit nuk e ka kompleks dhe se hapat e shkurtër që i mundëson gjatësia, nuk e pengojnë. Më poshtë reagimi i plotë i deputetit socialist.

“Ha ha ha ha ha ha ha ha!! Me gjatësinë time merruni!! Për Gazetën Shqiptare; Për Erlin; Ju jeni seriozë ndaj verifikoni çfarë shkruani; Nuk jam mbi karrige, jam mbi tavolinë!! Nuk jam në festen e fitores, jam në zyrën elektorale!! Është fiks data 22 Qershor dhe ora 14.00; Menjëherë pas proceverbalit të fundit dhe kur fitorja u garantua. Hipa sipër tavolinës për ti parë të gjithë sy me sy, nga tavolina ime deri në metrin e fundit të 12 metrave zyre e ngushtë, i përulur dhe tërësisht mirnjohës ndaj tyre; Ju fola të gjithëve sepse ashtu e ndjeja, ju thashë qartë; FITORE ME VOTA PURO SOCIALISTESH, FITORE ZEMRE E PASIONI. Ndaj mos u merrni fare me gjatësinë time, as që e kam kompleks!! Më mjaftojne 165 centimetra dhe kaq janë plot për të folur, punuar dhe fituar! Natyrisht edhe për të ngrënë, pire dhe … vrapuar!! Kështu që; Faleminderit që keni vemendje ndaj meje por rrini të vërtetë!!”. 

Të këshilluara

Kush është gomari?

Foto që shihni po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Një maturant nga qyteti i Gramshit gjeti një mënyrë shumë t&...

09:12

Shihni si voton Erjon Braçe

E patë? Nëse jo, nuk jeni të vetmit. Ai nuk duket në këtë foto që po qarkullon në rrjetet sociale. Por me siguri duhet t...

10:32

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33