Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Hoxha i gërvisht makinën të panjohurit, por i lë një letër

Lapsi.al 5 July 2015
Hoxha i gërvisht makinën të panjohurit, por i lë një

Ishte hoxha Mulla Idriz Mehmeti, ai që kishte dëmtuar pa dashje makinën e një të panjohuri duke dalë nga parkimi. Kur e ka parë që ia ka gërvishtur makinën tjetrit nuk është laguar pa lënë gjurmë por ka lënë një letër. Përmabjtejne saj e publikoi vetë ky person. Ai thotë se një ditë në qytetin e Podujevës kishte dalë për një kafe me një shokun e tij në kohën e pushimit të drekës.

“Nga puna deri në qytet erdhëm me veturë, dhe e parkova në një parking publik. Pasi përfundoi pauza, ne u nisem drejt veturës. Aty pash një letër, vendosur në xhamin e përparmë. Në fillim mendova thjesht ndonjë fëmijë…, po kur e lexova, u mahnita. U mahnita ngase behej fjalë për një dëm që më ishte shkaktuar në pjesën e prapme të veturës sime nga një veturë tjetër”, - ka treguar ky lexues. “Në fillim, u ndjeva çuditshëm, jo pse kishte ndodh ai dëm, por se ende ka njerëz me ndërgjegje të pastër. Kur e lexova letrën e kuptova kush ishte ai person. Bëhej fjalë për një Hoxhë, të cilin nuk e kam njohur asnjëherë, për të cilin nuk kam dëgjuar asnjëherë. Hoxha në fjalë ishte, i nderuari Mulla Idriz Mehmeti, i cili tregoi bujarinë dhe ndërgjegjen e tij të pastër” -, ka thënë ai teksa tregon përmbajtjen e letrës.

“I dashtun vella, me pa mundësi me të gjet se kush je, po të njoftoj se të kam bërë një dëm duke kaluar me veturën time. Për përgjegje po e la këtë letër me numrin tim personal, 044 16…….. Askush prej njerëzve nuk me pa por me pa Krijuesi i njerëzimit. Hoxha Idriz Mehmeti”, - ka shkruar hoxha në letrën të cilën e ka fotografuar personi në fjalë. 

Të këshilluara

Kush është gomari?

Foto që shihni po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Një maturant nga qyteti i Gramshit gjeti një mënyrë shumë t&...

09:12

Shihni si voton Erjon Braçe

E patë? Nëse jo, nuk jeni të vetmit. Ai nuk duket në këtë foto që po qarkullon në rrjetet sociale. Por me siguri duhet t...

10:32

Lefterie Luzi flet si Rama

Kryetarja e KQZ –së ka rënë në sy me qëndrimin e saj të hapur kundër opozitës dhe pro mazhorancës. Në mb...

06:01

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33