Flash

Flet Gabriel Garko: E vërteta e fytyrës sime

Lapsi.al 7 May 2015
Flet Gabriel Garko: E vërteta e fytyrës sime

Fotoja e tij ka bërë xhiron në internet duke shpërthyer polemikat dhe komentet. Gabriel Garko me fytyrën e tij të fryrë me botoks, me rrudha të hequra dhe lëkurë të lëmuar në intervistën e dhënë për Massimo Giletti. Dyshimet ishin se aktori e ka tepruar me botoksin. Përgjigjja erdhi menjëherë.

Në një intervistë për gazetën “La Repubblica”, Garko ka mohuar t’i jetë nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale estetike: “Nuk isha mira. Isha pak i fryrë në fytyrë për shkak të një problemi me shëndetin dhe ndonjëherë më ndodh që të fryhem”. Sipas aktorit fotoja e shpërndarë në internet është trukuar në mënyrë profesionale. “Është një imazh i nxjerrë nga televizori, dhe është bërë në mënyrën për të deformuar sa më shumë fytyrën”. Ai thotë se është kundër ndërhyrjeve estetike.

“Me recitojnë se duhet të mbaj fytyrën time. Kur të sulmojnë në këtë mënyrë vjen një moment që “luani del nga kafazi” dhe duhet të përplasësh dikë pas murit. Po më dëmtojnë imazhin dhe do të paguajnë për këtë. Jo gjithmonë është e vërtetë që “e rëndësishme është që të flitet për ty”. Nga kjo histori do të dal shumë shpejt dhe më i fituar, por më ka lënduar shumë. Zbulova se ka shumë njerëz të palumtur. Dhe ziliqarë” – e mbyll Garko./lapsi.al/

Të këshilluara

Yyyyyy fustani i Kardashian

 Kim Kardashian është paraqitur në Met Gala me një fustan provokues ku ka rënë në sy format e saj. Asaj i ka konkurruar ...

13:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI