Flash

“Daily Mirror” Elhaida Dani, pretendente për Eurosong

Lapsi.al 7 May 2015
“Daily Mirror” Elhaida Dani, pretendente për Eurosong

Elhaida Dani me “I’m Alive” po konsiderohet si favorite sivjet për ta fituar Eurosongun. Ky tashmë nuk është sekret. Për Elhaidën po shkruajnë pothuajse të gjitha mediat europiane, ashtu sikurse ka shkruar sot e famshmja Mirror, ku 54 për qind e lexuesve të kësaj gazete mendojnë që Britania duhet t’ja jap Shqipërisë 12 pikë. Gazeta britanike “Daily Mirror” sot ka bërë prezantimin e Shqipërisë në garën për Eurosong. Kjo gazetë ka bërë edhe një anketë ku ka pyetur lexuesit e saj se sa pikë do t’ja jepnin Shqipërisë dhe aty shihet se rreth 54.5 për qind e të anketuarve janë që Britania t’ja japë12 pikët Shqipërisë. Deri me tani paraqitja më e mirë e Shqipërisë në këtë garë ishte ajo e Rona Nishliut me këngën Suus që arriti në vendin e pestë por sivjet pritjet janë më të mëdha për Shqipërinë. Kjo për shkak se Shqipëria prezantohet me një këngëtare që tashmë është emër i njohur në gjysmën e Europës, Elhaida Dani. Kjo për shkak se ajo është edhe zëri më i mirë edhe i Italisë. Fituese e edicionit të vitit 2013 të The Voice of Italy, ajo tashmë ka në supe edhe fitore të shumë festivaleve dhe garave në këngë, kështu që nuk do të kënaqet me një humbje në Eurovision 2015. Pas dy viteve ku nuk kemi pasur këngë të mira nga Shqipëria, sivjet është më ndryshe. Elhaida është një zë i fuqishëm në këtë garë, edhe nëse kënga e saj nuk është aq argëtuese ka një gjë që bën që ju të drithëroheni nga ajo. Lirikisht, nuk mund të themi se është një botë e ndriçuar, por vokalisht, Elhaida fluturon në një rang të lart dhe bën që kjo këngë do të jetë konkurrente serioze, shkruan Mirror. 

Të këshilluara

Yyyyyy fustani i Kardashian

 Kim Kardashian është paraqitur në Met Gala me një fustan provokues ku ka rënë në sy format e saj. Asaj i ka konkurruar ...

13:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI