Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Bashkëshortja e Dr. Florit rrëfen mes lotëve kujtimet me këngëtarin e ndjerë

Lapsi.al 18 March 2015
Bashkëshortja e Dr. Florit rrëfen mes lotëve kujtimet me

Bashkëshortja e të ndjerit Dr. Flori, është rrëfyer për herë të parë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare. E ftuar në programin e pasdites në Tv Klan, Blerina Kondi, përmes fotografive, është kthyer pas në kujtime, duke treguar pikërisht momentin kur e takoi për herë të parë. “Ne u takuam rastësisht nga shoqëria e përbashkët. Pas takimit të parë, çdo gjë rrodhi shumë shpejt. Ishte i pari dhe nuk u ndamë më kurrë, deri tani. Kalonim gjithë kohën thuajse bashkë.”- është shprehur nëna e dy fëmijëve, në një insert gjatë programit, në pamundësi për të qenë në studio, për shkak të emocioneve të forta. “Më shumë tek Flori më tërhoqi sportiviteti. Ishte shumë i vërtetë”, tha Blerina teksa lotët i rrodhën faqeve edhe kur tregoi një foto të së bijës, Kaltrina, me të atin duke luajtur në një park lodrash në Vlorë,  “Këtu janë në verën që shkoi. Kjo foto tregon se sa i lidhur ishte ai me Kaltrinën. Futej në botën e fëmijëve për ta kënaqur. Kjo gjë i mungon shumë vajzës”.

Blerina ka treguar edhe për domethënien e tatuazhit me numër 23 që bashkëshorti i saj mbante në sup. “Tatuazhin kishim menduar ta bënim kur ishim jashtë. Topi me numrin 23 është shumë domethënës. 23-shi është numri që mbante basketbollisti i famshëm Michael Jordan, si dhe ditëlindja e Kaltrinës”,- tha Blerina, ndërsa tregoi se të njëjtin tatuazh e ka bërë edhe ajo, në pulsin e dorës.

Të këshilluara

Elisa Spiropali prezanton Naltën

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali ka uruar miqtë e saj me rastin e Ditës së Verës duke postuar në faqen e ...

13:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI