Zv.Presidenti i SHBA-ve Joe Biden është vënë në qendër të shtypit amerikan, dhe jo vetëm për një gjest që ka bërë gjatë një konference për shtyp. Ai është fotografuar teksa i ka hedhur duart bashkëshortes së ministrit të Mbrojtjes Ashton Carter. Madje Biden e ka përkëdhelur mbi supe dhe i ka pëshpëritur disa herë në vesh. Duket se ky moment ka vënë në siklet edhe zyrën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë që menjëherë ka nxjerrë një njoftim ku shprehet se Biden e ka ngushëlluar për shkak të rrëshqitjes së saj në akullin që kishte ngrirë në rrugë. Ndërsa ministri Carter nuk e ka patur shumë mendjen pasi ishte duke marrë detyrën e re. Shumë media ameriakne e kanë kjonsideruar këtë një "gafë"./lapsi.al/


