Flash

Bravo çunat e policisë së Durrësit

Lapsi.al 10 February 2015
Bravo çunat e policisë së Durrësit

Nëse pak ditë më parë ju shfaqëm një inskenim të pakuptimtë të shoqërimit të një personi në policinë e Durrësit, (rubrika lajme e lapsi.al) sot po ju njohim me një njoftim krejt origjinal të policisë së Durrësit. Në komunikatën për kapjen dy të rinjve që kishin të tentuar të vjedhin me dhunë një pikë bastesh, që në krye të saj thuhet se policia i arrestoi ata "pas një pune të palodhshme dhe me sukses". Edhe po të mos e kishte shprehur me fjalë, kapja e dy grabitësve përbën sukses. Ndaj duket e panevojshme që kjo të theksohet, edhe për vetë faktin se kur dështon kapja e ndonjë krimineli, në komunikatë lajmërohet vetëm se ai është në kërkim dhe jo se ai është ende i lirë pas një pune "të dështuar e të lodhshme të policisë". Por gjithësesi, meqë puna ishte e suksesshme, policia e Durrësit mund t’u kishte thënë fare mirë në këtë komunikatë policëve të saj edhe “bravo çuna”.

 

Komunikata:

“Komisatiati i Policise Durres, pas nje pune te palodhshme dhe me sukses beri te mundur qe brenda nje kohe te shkurter te ndaloje shtetasit në kërkim policor: 1-Mateus Enver Haku 21 vjec  banues në lagjen Nr 13 Durrës.2-Juljan Baftjar Malasi 20 vjec banus në Lagjen 14 Durrës,sepse më datë 09.02.2014 ora 22.50 në Durrës kanë tentuar të vjedhin  me dhunë xhiron ditore në lokalin Pikë Bastes pronë e shtetasit Ë.Y 39 vjec, banues në Durrës.Këta persona janë shpallur në kërkim me Shkresën Ekstra datë 10.02.2015.Materialet do i referohen Prokurorise Durres bazuar ne Nenin 139 e 25 dhe 22 K.Penal.

Të këshilluara

Albin Kurti ka një sozi

Gazeta “Express” e Kosovës ka botuar një foto interesante të Albin Kurtit që ka shkaktuar mjaft buzëqeshje. Dihet që k...

18:34

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33