Flash

I arrestuari poston foto “live” në facebook, teksa merret në pyetje në Drejtorinë e Policisë

Lapsi.al 13 February 2015
I arrestuari poston foto “live” në facebook, teksa merret

Arrestimi i 26-vjeçarit Emirjon Gjuta, që shiti njërën nga kartat nga të cilat u bë shpërthimi me tritol në farmacinë e babait të ministrit Tahiri, bëri kurioz jo vetëm mediat që iu futën të riut në profilin e facebook, nga ku morën fotot personale për të pasqyruar lajmin, por edhe përdorues të shumtë të internetit.

Orët e para të mëngjesit të së premtes Emirjon Gjuta është gjendur në Drejtorinë e Policisë, për të dhënë shpjegime për kartën sim, që sipas gjurmimeve e ka shitur ai, por siç duket edhe në ato kushte, pronari i dyqanit të telefonave, Gjuta, nuk ka mundur të ndalë pasionin e tij për mjetet e komunikimit. Drejtëpërdrejtë nga Drejtoria e Policisë shkruan Emirjon Gjutaj në foton e postuar në fb, teksa merrej në pyetje nga oficerët e policisë. Ndërsa një nga ironizuesit e kësaj foto në rrjet e komenton: “Emirjon Gjuta ndalohet se pengoi zbulimin e atentatorëve, por poston rehat foto ne FB nga ambientet e Policisë. E përjashton dot njeri që t'i ketë dërguar një Poke (sinjal) edhe atentatorevë, per t'i njoftuar se, "hey, më kapen mua, po te pakten mbathjani ju...." ???"

Të këshilluara

Albin Kurti ka një sozi

Gazeta “Express” e Kosovës ka botuar një foto interesante të Albin Kurtit që ka shkaktuar mjaft buzëqeshje. Dihet që k...

18:34

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI