Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Dancing With the Stars/ Fitorja e Tunës dhe dyshimet për trukim

Lapsi.al 10 February 2015
Dancing With the Stars/ Fitorja e Tunës dhe dyshimet për trukim

Ashtu siç pritej, mbrëmjen e së hënës Tuna është kurorëzuar fituesja e spektaklit “Dancing With the Stars”. Dyshimet e ngritura në media për një fitore të sigurtë, pas një kontrate morale mes këngëtares dhe produksionit të Vizion Plus, duket se janë vërtetuar. 

Lajmi se Tuna konfirmoi pjesëmarrjen në edicionin e pestë të “DWTS”, u shoqërua me anulimin e kandidaturës së Fjolla Morinës në këtë garë. Thashethemet atë kohë, flisnin se këngëtarja e hitit “Fenix” kishte kushtëzuar produksionin, që të përjashtonte kolegen e “F*cking B*tch”.

Fillimi i sezonit të sivjetshëm të “DWTS” u shoqërua me shtyrje të datës së nisjes dhe probleme të tjera, vetëm pak ditë nga premiera e tij. Koreografet ikonë të spektaklit Gerd Vaso dhe Enada Hoxha dhe një pjesë e mirë e balerinëve u zëvendësuan me italianë, ndërsa Ingrit Gjoni dhe Ronela Hajati që prisnin të shfaqeshin në skenë të hënën e parë, “u shndërruan” në Valbona Mema dhe Heidi Lushtaku. Pakënaqësinë, duket se e reflektoi edhe Tuna, e cila nuk kishte folur kurrë për pjesëmarrjen në “DWTS”, por vetëm një orë përara premierës në nëntor, u shfaq me një postim në Instagram. 

Javët pasuan njëra-tjetrën dhe këngëtarja impenjohej në prova e performancat e mbrëmjeve të konkurrimit. Tuna kishte anuluar çdo koncert për t’iu dedikuar palestrës dhe vallëzimit. Vazhdimi i garës u vu në pikëpyetje kur ajo pësoi një lëndim në këmbë, të cilin e kaloi pa problem. 

Dyshimet për një fitore të paracaktuar u shtuan, kur, vetëm katër javë përpara natës finale, Tuna e nisi konkurrimin krah partnerit që do t’a çonte drejt kupës. Për atë inskenim pati shkruar edhe lapsi.al. Koreografi i spektaklit, Simone, zëvendësoi Erindin me pretekstin se ai ishte dëmtuar dhe nuk mund të shoqëronte dot këngëtaren në vazhdim. 

Gjithë rrugëtimi i këngëtares së hiteve, u shoqërua me vlerësime skeptike nga juria, deri sa në natën finale të “DWTS, duket se Tuna e justifikoi veten me interpretimin e tangos. Edhe pse në garë tepër të vështirë me Amos Zaharian dhe Evi Reçin, këngëtarja arriti “t’i mbyllë gojën” publikisht, zërave që flisnin për fitoren e paracaktuar. Por, faktori kryesor që çoi në fitore, ishin fansat e këngëtares, pa të cilët ajo nuk do të kishte mbërritur deri këtu. 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI