Flash

Dancing With the Stars/ 1 vit pas fitores, Lori Hoxha nuk e ka marrë apartamentin

Lapsi.al 9 February 2015
Dancing With the Stars/ 1 vit pas fitores, Lori Hoxha nuk e ka marrë

Ndërsa këtë të hënë mbahet finalja e spektaklit “Dancing with the Stars”, në vëmendje është kthyer edicioni i vitit të shkuar. Një artikull i botuar sot në revistën Anabel, na informon se fituesja e edicionit të katërt të spektaklit të vallëzimit, Lori Hoxha, ende nuk është shpërblyer me çmimin e premtuar. “Lori Hoxha, jo vetëm nuk u shpërblye me apartamentin që ishte dhe çmimi i madh i spektaklit, por ajo as nuk është ftuar në asnjë nga puntatat e siç thonë burimet e Anabel, nuk është ftuar as në finale, siç ka ndodhur me fituesit e edicioneve të kaluara.” - shkruhet në shkrimin e Anabel ku përmenden gjithashtu edhe problemet që kanë shoqëruar çmimet e para të edicioneve të shkuara.

 Në edicionin e parë, edhe pse Genta Ismajli ishte dukshëm kërcimtarja më e mirë, fitues u shpall Oni Pustina. Zëra të shumtë thanë asokohe se modeli nuk i mori të plotë 50’000 eurot e vendosura si çmim.

Fituesit të edicionit të dytë, aktorit Enver Petrovci, çmimi iu konvertua në një makinë e cila natyrisht nuk kishte vlerën e 50’000 eurove.

Elvana Gjata e mori apartamentin që fitoi por më pas investoi për të blerë një apartament më të mirë se ai që i ishte dhuruar. Ndërkohë Lori Hoxha, edhe pse është përfolur se kishte bërë një marrëveshje për fitoren e spektaklit, mesa duket jo vetëm nuk e ka bërë një gjë të tillë, por edhe një vit më vonë, ende nuk ka marrë atë që meriton.

 

Në këtë finale është premtuar gjithashtu një apartament për fituesin. Gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim. Finalistët e këtij edicioni janë: Amos Zaharia, Evi Reçi, Heidi Lushtaku, Kristi Popa dhe Tuna.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI