Flash

Shqiptarja që u bë amerikane në moshë 115 vjeçare

Lapsi.al 26 May 2014
Shqiptarja që u bë amerikane në moshë 115 vjeçare

Kjo është një histori e veçantë e emigracionit shqiptar drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës, që bëhet publike pas 34 vjetësh. Një shqiptare e mbërritur atje në SHBA 40 vjet më parë, në moshën  105 vjeçare, arriti të marrë shtetësinë amerikane 6 vite më vonë, në moshën 111 vjeçare. Historia interesante i përket Mrika Mrnaçajt nga Malësia  e Madhe,  e cila sëbashku me fëmijët e saj shkoi në SHBA për të kërkuar strehim politik.

Ky është një rast i veçantë, ku gjithçka filloi në vitin 1974. Në këtë vit Mrika Mrnaçaj, në moshën 105 vjeçare, së bashku me fëmijët e saj zbriti në SHBA dhe kërkoi strehim politik për të jetuar në liri, e sigurtë, se një ditë ajo dhe djemtë e saj ishin ngritur kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke iu bashkuar emigracionit antikomunist. Vetë gruaja ka kërkuar të marrë shtetësinë amerikane që të mund të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar dhe kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e shtypit amerikan të kohës.

Publikimi i kësaj historie në media solli edhe ndërhyrjen e një kongresmeni amerikan i cili kontaktoi direkt me presidentin Ford duke e informuar atë se ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në Neë York, dhe ishte duke kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane. Presidenti i ktheu menjëherë përgjigje kongresmenit të Nju Jorkut, Mario Biaggi, ku shkruhej se ai kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane, dhe brenda 1 jave ajo mori shtetësinë e amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit amerikan .

Të këshilluara

Ja si u tallen me avionët e drogës

Nje mori posterash shperthyen ne rrjetet sociale pas deklaratave te Edi Rames dhe Ilir Metes se Berisha wshtw cmenkur kur flet per avionw qe zbresin nwpwr Shqip...

09:47

T'i djegim gjobat arbitrare

Sokol Shameti shkruan ne facebook: Kur shteti eshte kunder qytetareve, qytetaret jane kunder shtetit. Gjobat arbitrare, te vendosura fshehurazi, ne menyre burra...

15:40

Vila luksoze e Ilir Metës

Gazeta Express online në Prishtinë shkruan se vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit ka një shpenzim prrallor. 2000 m2 oborr me ullinj dh...

13:57

Komunistet prape e kane me Zogun

Partia komuniste ka marre persiper nje atentat te mbetur ne tentative ndaj shtatores se ish mbretit Zogu i pare qe gjendet ne bulevardin me te njejtin emer. Dy ...

09:25

Festivali i Tatuazheve në foto

Në Londër u mbajt edicioni i 13 ndërkombëtar i Tatuazheve, në të cilin u shfaqën stilet më të mirë të perëndimit dhe lindjes    ...

10:03

A do të ketë palma në mandatin e dytë?

Palmat e mbjella në Tiranë - Kashar u kthyen në simbolin e shpërdorimit të parasë publike nga qeveria Rama 1, nisur vetëm nga dëshirat e kryeministrit...

10:57

Gjysmë milioni në shesh për pavarësinë

500 mijë vetë zbritën në rrugët e Barcelonës. Përkujtohet humbja e 1714 me franko-spanjollët, por në fakt është një manifestim pro pavarësisë së Katalonjës...

17:16

Uragani Irma mbërrin në Florida

30 % e banorëve në Florida u evakuuan nga frika e uraganit Irma. Disa të tjerë vendosën të përballen me erërat e tij të forta, siç e dëshmon kjo foto.  ...

15:55

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI