
Rregulli i pozicionit jashtë loje nuk do të ndryshojë, të paktën jo sipas frymës së ndryshimit që dëshironte të sillte Arsene Wenger. Trajneri 77-vjeçar francez, i cili që prej vitit 2019 është përgjegjës për zhvillimin global të futbollit në FIFA, kishte menduar konceptin e “hapësirës së dukshme” mes sulmuesit dhe mbrojtësit të parafundit si një zgjidhje për të mos parë më gola të anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it për shkak të majës së një këpucëje apo të një shpatulle që del përpara me vetëm pak milimetra.
Sipas rregullit aktual, mjafton që një pjesë e vetme e trupit me të cilën mund të shënohet gol (koka, trupi apo këmbët, por jo krahët dhe duart) të jetë më përpara se mbrojtësi i parafundit, që sulmuesi të konsiderohet në pozicion jashtë loje. Ndërsa koncepti i “hapësirës së dukshme” nënkupton ekzistencën e një hapësire të plotë dhe të dallueshme mes dy trupave. Propozimi i Wenger parashikonte që një futbollist të konsiderohej në pozicion jashtë loje vetëm në rastin kur i gjithë trupi i sulmuesit ndodhej përtej vijës së kundërshtarit të parafundit, i cili qëndron mes tij dhe portës. Pra, mes dy lojtarëve duhej të mbetej pikërisht ajo hapësirë e dukshme.
What do you think of Arsene Wenger's "daylight" offside rule? 🤔 https://t.co/nJvfHi3Hlg
— Bet9ja: The home of #betBOOM! 💣 (@Bet9jaOfficial) September 25, 2026
Pse u rrëzua propozimi i Wenger për ndryshimin e rregullit?
Wenger kishte paraqitur disa argumente në mbështetje të propozimit të tij. Ai konsideronte se anulimi i golave për shkak të një thoi ishte në kundërshtim me frymën e lojës dhe ndëshkonte padrejtësisht ekzekutimin teknik të sulmuesit. Gjithashtu, synimi ishte të rritej numri i golave dhe spektakli. Por pikërisht këtu testet e kryera me rregullin e ri të pozicionit jashtë loje kanë treguar se në fushë ndodh e kundërta: eksperimenti i parë në futbollin profesionist ka dëshmuar se ndikimi kryesor ka qenë nxitja e skuadrave për të mbrojtur më pranë portës së tyre.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Times”, pikërisht për shkak të rezultateve të këtij eksperimenti, paneli këshillimor i IFAB-it, organit përgjegjës për përcaktimin dhe ndryshimin e rregullave të futbollit, do të rekomandojë që sistemi i ri të mos miratohet.
The Daylight Offside Trial favours the persistent. ☀️ 👀 For the second time, Brian Wright takes full advantage of the daylight offside trial by staying alert and hammering home the rebound! #CPLSoccer | 📺: @onesoccer https://t.co/QxBNDbTeQd
— Canadian Premier League (@CPLsoccer) June 11, 2026
Testet, të cilat zgjatën disa muaj, u zhvilluan në 108 ndeshje të Premier League kanadeze. Rezultatet e paraqitura së fundmi në mbledhjet e panelit treguan se shumica e skuadrave përdorën linja mbrojtëse mesatarisht një deri në tre metra më pranë portës së tyre, krahasuar me sezonin e mëparshëm. Megjithatë, nuk pati asnjë ndryshim domethënës në pozicionimin e linjave sulmuese.
Another interesting goal at the weekend with Arsene Wenger's "daylight" offside trial. In the Canadian Premier League. https://t.co/xFpJG2e8dz
— Dale Johnson (@DaleJohnsonBBC) October 13, 2026
Numri i pozicioneve jashtë loje të sinjalizuara u ul me më shumë se gjysmën, kryesisht për shkak të vendosjes më të ulët të mbrojtjeve. Megjithatë, numri i golave të shënuar u rrit vetëm lehtë në krahasim me sezonet e mëparshme. Nga këta, 13 gola u realizuan nga futbollistë që do të ishin konsideruar në pozicion jashtë loje sipas sistemit aktual. Në raportin e paraqitur përpara panelit, pyetja kryesore ishte: “A e nxit futbollin sulmues rregulli i pozicionit jashtë loje me ‘hapësirën e dukshme’?”. Rezultatet treguan se ky sistem nuk e bën këtë.
Për më tepër, jo vetëm paneli këshillimor i IFAB-it, por edhe vetë Wenger nuk duket më i bindur për propozimin e tij. Për rrjedhojë, ideja do të lihet mënjanë.