Flash

Kthehet kampionati, nga përplasja baba-bir, te rivaliteti i vjetër: 10 skuadrat nën efektin e pauzës

Nga e premtja në të dielë, vërshojnë përplasje nga më interesantet, me duelin babë-bir që ndez kampionatin, te rivaliteti mes të kuqve e shkodranëve, për ta mbyllur me tentativën e Tiranës për parakalimin e Dinamos, por që kalon nga Vora.

Lapsi.al 19 November 2026

 

Kthehet kampionati, nga përplasja baba-bir, te rivaliteti i vjetër: 10

Një pauzë kampionati e frymëzuar nga suksesi i kombëtares në Nations League, me Abissnet Superiore që rikthehet në skenë me javën e 12, të ndarë në 3 ditë. Nga e premtja në të dielë, vërshojnë përplasje nga më interesantet, me duelin babë-bir që ndez kampionatin, te rivaliteti mes të kuqve e shkodranëve, për ta mbyllur me tentativën e Tiranës për parakalimin e Dinamos, por që kalon nga Vora. Jo të gjithë e kanë dashur ndërprerjen, por tani secili mundohet të marrë më të mirën prej saj. Egnatia ka 6 fitore në 7 ndeshjet e fundit dhe do të provojë të shtrojë rrugën e saj edhe në Korçë, përballë një Skënderbeu që vjen nga 5 ndeshje pa humbje, të premten në orën 16.00. 

Elbasani e Dinamo kanë nevojë të ringrihen pas humbjeve, edhe pse Daja i vogël e ka situatën më pak të komplikuar, pavarësisht një pike më pak se i ati, që ka vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit. Sidoqoftë, gjithcka për tu ndjekur në orën 18.30. Me dijen e rezultatit të kryesuesve, Teuta shpreson ta ketë shfrytëzuar ndalesën për të rimëkëmbur mendjen pas 3 humbjeve radhazi e 4 ndeshjeve pa fitore. Tetova do të ketë përballë Laçin e organizuar dhe faktin që të shtunën në orën 16 do të luajë në Rrogozhinë e jo në Durrës, para publikut të shtëpisë. 

Karoglan nuk do të dëshironte ndalesën pas dy fitoreve të arritura që e qetësuan disi atmosferën te Partizani, por tani duhet të bëjë llogaritë me kthimin në Tiranë dhe ardhjen e Vllaznisë, që jashtë Shkodrës nuk është aq e fortë. Përplasje rivalësh në orën 18.30, ndërsa perdja ulet të dielën me një përplasje dramatike: Vora - Tirana do të kërkojnë fitoren me çdo kusht në një sfidë që do të zhvillohet në 13:30.

Java 12

Skënderbeu – Egnatia, 20.11.2026, 16:00

AF Elbasani – Dinamo City, 20.11.2026, 18:30

Teuta – KF Laçi, 21.11.2026, 16:00

Partizani – Vllaznia, 21.11.2026, 18:30

FK Vora – Tirana, 22.11.2026, 13:30

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI