Flash

Rrëfimi tronditës i Rooney: “Mendova vetëvrasjen, mbyllesha në shtëpi dhe pija në kohën më të mirë të karrierës sime”

Wayne Rooney rrëfen për herë të parë të gjitha trazirat që e shoqëruan në fillimet e karrierës së tij dhe vështirësitë që iu desh të përballonte së bashku me bashkëshorten e tij, Coleen.

Lapsi.al 18 November 2026

 

Rrëfimi tronditës i Rooney: “Mendova vetëvrasjen, mbyllesha

Suksesi i madh në fushë shoqërohej nga probleme personale shumë më të mëdha se ai dhe se kampioni që ishte: Wayne Rooney rrëfen për herë të parë të gjitha trazirat që e shoqëruan në fillimet e karrierës së tij dhe vështirësitë që iu desh të përballonte së bashku me bashkëshorten e tij, Coleen. Në moshën 16-vjeçare, te Everton, ai ishte talenti i brezit të ri të futbollit anglez, por fama që erdhi kaq herët e përballi me situata të cilat nuk i kishte imagjinuar. Në podcastin “Life At The Midpoint”, ai ka folur hapur për problemet me alkoolin dhe mendimet vetëvrasëse që e shoqëruan rreth moshës 20-vjeçare. Një rrëfim tronditës, përmes të cilit ai flet për shëndetin mendor, një çështje që ndoshta nënvlerësohet nga shumë sportistë, dhe përshkruan historinë e një të riu të mbytur nga presioni, ndërsa e gjithë bota e duartrokiste për golat e tij.

Rrëfimi i Rooney

Nuk ka qenë e lehtë të fliste për periudhën më të vështirë të gjithë jetës së tij, e cila përkonte me suksesin e madh të karrierës së tij të re si futbollist. Ish-legjenda e Manchester United është hapur për problemet e tij me alkoolin: “Mbyllesha në shtëpi për dy ditë dhe pija vetëm. Dhe kjo ndodhte gjatë periudhës më të mirë të karrierës sime. Kthehesha në shtëpi dhe pija për dy ditë. Më pas ngrihesha në mëngjes, shkoja në stërvitje dhe përpiqesha të mpija gjithçka”. Pastaj, të nesërmen, rikthehej në fushë sikur të mos kishte ndodhur asgjë: “Hidhja pika në sy, përtypja çamçakëz dhe shkoja në stërvitje. Por ajo që nuk më ndihmonte ishte fakti se në fundjavë shënoja një ose dy gola. Ishte si një cikël dhe më pas gjithçka niste nga e para”.

Rooney te Manchester United

Pika më e ulët, e cila e bëri të shihte vërtet brenda vetes, ishte momenti kur mendoi t'i jepte fund jetës: “Erdha në një pikë ku mendova për vetëvrasjen. Nuk doja të qëndroja pranë askujt, nuk doja të shihja njerëz në rrugë, nuk doja të hyja nëpër dyqane. Ndihesha mirë kur luaja futboll, por në gjithçka tjetër kisha vështirësi”. Në atë moment, Rooney nuk arrinte të përballonte presionin që e kishte pushtuar që kur debutoi me Everton në moshën 16-vjeçare, përpara se të kalonte te Manchester United, ku ndërtoi të gjithë karrierën e tij. Ai ishte tashmë një nga premtimet e mëdha të futbollit anglez dhe pritshmëritë ndaj tij ishin shumë të larta: “Nuk arrija ta përballoja presionin e gjithë kësaj dhe, kur isha më i ri, bëra disa zgjedhje të pamenduara. Vetëm kur fola me Coleen dhe me nënën time kuptova se kisha nevojë për ndihmë”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI