Flash

Kush është Philippe Diallo, njeriu i zgjedhur nga Ceferin e Duka për të sfiduar Infantinon në zgjedhjet e FIFA-s

UEFA ka bërë lëvizjen e saj të parë zyrtare, duke njoftuar Philippe Diallo si kandidat për presidencën e FIFA-s në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që do të mbahen në mars 2027, me rastin e Kongresit të 77-të në Rabat të Marokut.

Lapsi.al 17 November 2026

Kush është Philippe Diallo, njeriu i zgjedhur nga Ceferin e Duka

UEFA ka bërë lëvizjen e saj të parë zyrtare, duke njoftuar Philippe Diallo si kandidat për presidencën e FIFA-s në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që do të mbahen në mars 2027, me rastin e Kongresit të 77-të në Rabat të Marokut. Bëhet fjalë për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, të cilit i është besuar detyra për të sfiduar Gianni Infantino. Duket se kemi të bëjmë me përballjen përfundimtare, pas bojkotit veror nga ana e UEFA-s, në rast se Infantino nuk do ta rishikonte qëndrimin e tij lidhur me propozimin për privatizimin e kompeticioneve kryesore.

Një përplasje që tani duket se ka mbërritur në betejën përfundimtare për një emërim që mund të ndryshojë pamjen e futbollit. Me Diallo, federatat evropiane të përfaqësuara në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s kanë identifikuar alternativën e tyre, duke u mbështetur në një projekt të bazuar te qeverisja, bashkëpunimi institucional dhe zhvillimi i futbollit në nivel global. Diallo është 63 vjeç dhe ka lindur në Saint-Nazaire nga një baba senegalez dhe një nënë franceze.

Karriera e Diallo

Diallo është presidenti i Federatës Franceze të Futbollit dhe është vlerësuar shumë për idetë e tij për modernizimin e futbollit, strategjitë për talentet e reja, përparësinë që u jep strukturave dhe jo vetëm. Babai i tij, Souleymane, ka qenë boksier dhe ka përfaqësuar Francën në Lojërat Olimpike të Romës 1960. Philippe, nga ana tjetër, ka luajtur në ekipet e të rinjve të Nantes, përpara se të diplomohej në drejtësi dhe të niste karrierën e tij të shkëlqyer si drejtues. Një rrugëtim që, nga viti 1999 deri në vitin 2021, e çoi më pas në krye të Ucpf-së, organizatës që përfaqëson klubet franceze, si dhe e bëri pjesë për 12 vjet (deri në vitin 2021) të këshillit drejtues të Ligës Franceze të Futbollit (Lfp).

Në mars 2021 erdhi kthesa, me hyrjen në komitetin ekzekutiv të Federatës Franceze të Futbollit (Fff): fillimisht si arkëtar, më pas si nënkryetar. Në vitin 2023 u bë zyrtarisht president në vend të Noel Le Graet, ndërsa më pas u rizgjodh në vitin 2024. UEFA e ka mbështetur fuqimisht Diallo, duke e shpjeguar këtë zgjedhje në një deklaratë: “Në dritën e shqetësimeve të mëdha për drejtimin që ka marrë FIFA, federatat kombëtare kanë kërkuar një unitet dhe besim të ripërtërirë brenda komunitetit botëror të futbollit. Federatat kanë shprehur besim të plotë te Philippe Diallo, duke e konsideruar atë si figurën e aftë për të garantuar udhëheqjen e nevojshme për arritjen e këtyre objektivave”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI