Flash

Në bulevard, “një botë e re po lind gërmadhash”

Protesta e të rinjve është përplasja mes botës së kalbur të pushtetit dhe nevojës ekzistenciale për të inventuar një të re

Armand Shkullaku 3 June 2026

Nuk mund të kishte simbolikë më të goditur se sa zhvillimi në të njëjtën kohë e në të njëjtin bulevard, më një anë i festës së Partisë Socialiste dhe në tjetrën i protestës së mijëra të rinjve. Simbolika e një bote në kalbje përballë një tjetre që mëton të lindë.

Nëse për një moment do të hiqje zërin e dy ngjarjeve që transmetoheshin mbrëmë në ekrane të ndara në disa tv, do të mjaftonin vetëm pamjet për të të tronditur me kontrastin e thellë. Në Pallatin e Kongreseve konsumohej e njëjta shfaqje bajate e fjalimeve dy orëshe të liderit dhe audiencës së lodhur të administratës që duhet ta duartrokasë sa herë Ai ngre zërin apo mban frymën. Në bulevard, një shfaqje me aktorë të bukur, ku secili ka lirinë të flasë apo të dëgjojë atë që flet. Në sallën mavi, një konglomerat xhaketash të vjetra dhe xhepistësh të rinj, mumuthësh korrupsioni dhe personash nën hetim, fytyrash të vrerosura nga keqpërdorimi dhe të shtrembëruara nga detyrimi. Në rrugë, njerëz të lirë, dëshmi e një befasie të bukur se në Shqipëri nervi i reagimit qytetar është ende gjallë. Në kupolën e mbyllur të kongreseve, një lider i kërrusur nga pesha e mëkateve të veta, me portretin e ngërdheshur, ecjen kaotike dhe frazat e çoroditura, si simptoma të dikujt që sheh t’i afrohet fundi. Pak metra më tutje, entuziasmi, energjia, solidariteti i një brezi që, papritur, premton se diçka e re mund të lindë edhe në shkretëtirën e nënshtrimit, interesit e korruptimit.

Sigurisht që ky kontrast nuk është vetëm vizual. Ai është prelud i një lufte që këto dy ditë ka dhënë shenjat e para. Është përplasja mes botës së kalbur të pushtetit dhe nevojës ekzistenciale për të inventuar një të re. Të rinjtë në bulevard janë të përjashtuarit e mëdhenj nga e drejta universale për një jetë të dinjitetshme. Për të patur akses në administratën publike, ata duhet të veshin uniformën e patronazhistëve. Për të bërë karrierë duhet t’u përulen gomerëve kleptokratë që partia ka vënë në krye. Për të hapur një biznes duhet të paguajnë raket ose të mbledhin vota për partinë për të mos patur mbi qafë inspektorët si ekspedita ndëshkimore...

Sot, ata në rrugë, ndryshe nga ata në sallën mavi, nuk kanë asnjë shanc teorik të blenë një shtëpi apo të krijojnë një familje që mund t’i dalin zot me djersën e punës së tyre. Ata kanë parë se si bota e kalbur përpiu gjithë premtimet për mbështetjen financiare të të rinjve, rritjen e buxhetit për arsimin, zvogëlimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, vendet e reja të punës... Ata shohin se si ata që ndajnë nëpër xhepa paratë e zhvatura nga grabitja e pasurisë publike, tani i ndajnë edhe medalje njëri- tjetrit.  

Deri dje këto dy botë kanë ekzistuar në heshtje. Në emër të të dyjave, ka folur vetëm njëra. Ajo që e rrëfen degradimin e saj si histori suksesi dhe nënshtrimin e shoqërisë si mbështetje elektorale. Ajo që shkatërron publiken për fitimet e ditës, pa menduar për të ardhmen e atyre që vinë pas. Vetëm bota e kalbur e pushtetit ka patur zë deri më sot, duke krijuar bindjen se edhe të rinjtë kishin pranuar vdekjen klinike të mundësisë për ndryshim. Por diçka ka lëvizur. Të paktën aq sa për të kuptuar se një grusht fytyrash të vrerosura e kokash të dhjamosura po mbajnë peng një brez të tërë që kërkon të ketë të drejtë të vendosë për të sotmen e të ardhmen e vendit.

Aq shumë u është mohuar kjo e drejtë, aq shumë është abuzuar me pushtetin, sa nënshtrimi i shoqërisë është shndërruar në një gjendje gati natyrale. Një film i shikuar disa herë me shpresën e verbër se fundi do ndryshojë, kështu e komentoi lideri i kërrusur kërkesën për dorëheqje. Si mund të ikë Ai?! Ai që sundon dhe populli që pëson është gjendja natyrale. Prandaj protesta s’mund të jetë e rinisë, që duhet të adhurojë liderin, por e grekëve, turqve, liberalëve, neonazistëve... Gjendja natyrale është pranimi dhe nënshtrimi.

Prandaj ajo simbolikë mbrëmë në bulevard ka vlerë të jashtëzakonshme, qoftë edhe për aq sa tregoi. Gjendja natyrale në një shoqëri të shëndoshë është ndryshimi dhe progresi. Është dinamika e brezave dhe jo dekompozimi i trupave që vinë erë në sallat e mbyllura me regji të përcaktuar. Mbulimi i tyre është vetëm çështje kohe. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Një drejtor policie, kokë turku në Zvërnec

Elidon Çela nuk u shkarkua se prodhoi një komunikatë ku manipuloi ngjarjen. As se ndenji indiferent kur dhunoheshin protestuesit. Ai pagoi çmimin e thyerjes së heshtjes për një aferë ku implikohet familja e presidentit Trump. Të cilët Rama me sa duket ka vendosur ti gostisë pa shpërthyer skandale

08:27 Andi Bushati

Ambasadori që e nisi me këmbë të gabuar

Paralelisht me heshtjen e zyrtarëve të NATO-s për një bazë të Aleancës në Porto Romano, Qeverisë Shqiptare i kanë dështuar tri tendera të njëpasnjëshëm për ndërtimin e portit të ri

11:32 Ferdinand Dervishi

Dy ambasadorët që prishën festën e Ramës

Ndërsa Rama po festonte në Bruksel, Gjermania dhe Holanda i kujtuan se kushtet e vendosura nuk kanë rënë, ato thjeshtë janë eksportuar drejt një faze tjetër

22:08 Andi Bushati

Përse një fytyrë e re për Lapsi.al

Ajo që ka ndryshuar me ristitë në formë, të detyrueshme në një treg të dominuar nga diktati i shpejtësisë, por që nuk prekin kredon për një gazetari të thelluar që i bën lexuesit të mendojnë

22:27

Të vërtetat alternative të Ramës

Edi Rama është zhytur në një spirale marramendëse të mohimit të realitetit dhe të krijimit njëkohsisht me të të të vërtetave alternative, që zor se mund t'ia be...

14:45

Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës

Pas shfaqjes së fundit të Erion Velisë, ata që vuajtën më shumë emocionalisht nga sulmet kundër Robert Ndrenikës, ishin pak a shumë ata që po vuajnë materialish...

15:04

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI