Flash

Dy ambasadorët që prishën festën e Ramës

Ndërsa Rama po festonte në Bruksel, Gjermania dhe Holanda i kujtuan se kushtet e vendosura nuk kanë rënë, ato thjeshtë janë eksportuar drejt një faze tjetër

Andi Bushati 26 May 2026

Edi Rama ka pasur mundësinë të kishte sot një nga ditët e shënuara të karrierës së tij politike dhe një nga pak momentet me të cilat vërtet mund të mburrej (nëse fitoret në zgjedhje nuk quhen pasi edhe ai vetë e di se si i merr). 

Pas shumë mundimesh, ai arriti të merrte dritën jeshile për të hyrë në fazën e mbylljes së 35 kapitujve të negociatave, që janë një hap i domosdoshëm drejt integrimit të plotë në BE. Ai mund të shijonte disa kënaqësi njëherësh: atë se disa shtete anëtare vendosën më në fund, pas shumë korigjimesh, të miratojnë raportin IBAR dhe ti hapin rrugë konferencës së tetë ndërqeveritare mes zyrtarëve të Brukselit dhe qeverisë shqiptare; atë se profecitë e opozitës vendase, se procesi ishte ngrirë, apo aq më keq ishte bllokuar, nuk u realizuan në praktikë; atë se disa nga qeveritë e 27-shes, që këmbëngulnin tek rasti Balluku dhe sulmet ndaj drejtësisë, nuk i shndërruan ato në veto penalizuese që Shqipëria të mos shkonte më tej.

Por, ndërsa Rama po shijonte në kryeqytetin belg këto grimca truimfi, dy ambasadorë në Tiranë, që përfaqësonin dy prej vendeve që kishin hapur më shumë andrralla për raportin e IBAR, ata të Gjermanisë dhe Holandës, ia ngrinë buzëqeshjen në buzë. Edhe njëri edhe tjetri, pak a shumë në të njëjtën kohë dhe me tekste që dukeshin hapur se ishin rakorduar më parë, i përplasën në fytyrë të gjithë problemet e pazgjidhura të vendit. 

Me këmbënguljen e shteteve që ata përfaqësojnë edhe raporti IBAR, që u miratua pak ditë më parë, e kishte ashpërsuar shumë gjuhën, si për “korrupsionin thelbësor” që ka gangrenizuar qeverisjen, si për zgjedhjet ``pa kushte të barabarta loje``, si për mos dënimin e zyrtarëve të lartë, po ashtu posaçërisht për refuzimin për ti hequr imunitetin Belinda Ballukut. 

Ndryshe nga Rama që propogandon në Tiranë se Komisioni Evropian ka çertifikuar tashmë se, ne i kemi përmbushur detyrat e shtëpisë, dy ambasadorët u kujdesen të thonë se kjo nuk është e vërtetë, se hapja e dritës jeshile, në këtë fazë, është me tepër inkurajim për të vazhduar rrugën sesa një notë pozitive. Ata e theksojnë qartë në deklaratat e tyre se do i mbajnë në vëzhgim zhvillimet që do të ndodhin në të ardhmen, në drejtim të atyre grupkapitujve të negociatave që etiketohen me termin “Themeloret” e që përfshijnë më tepër përparimin e shtetit ligjor, luftën ndaj korrupsionit, pavarësinë e drejtësisë dhe zhvillimet demokratike.

Po ç‘do të thotë kjo? Kush e njeh sadopak Metodologjinë e Re të Zgjerimit që ka miratuar BE-ja në 2020, e kupton rëndësinë e kësaj shprehjeje. Këta kapituj janë përcaktues për ecjen përpara. Ata përbëjnë filtra politikë, që nëse nuk kalohen pastërtisht mund të ngecin në vend, ose të prapësojnë edhe negociatat për kapitujt e tejerë si ato ekonomikë, të mjedisit, e kështu me radhë.

Pra, thënë thjeshtë, ndonëse pak ditë më parë u duk sikur Shqipërisë i qe hapur udha, Berlini dhe Haga u kujdesën që të na kujtojnë se kushtet e vjetra kanë mbetur po aty. Të njëjta dhe të panegociueshme. Nëse Rama nuk pranon të dorëzojë shokët, nëse ai nuk i jep fund filozofisë të një shteti kleptokrat, nëse ai vijon e mbron ish zëvendësen e tij, Bashkimi Evropian duhet harruar. Pasi ke arritur në këtë konstatim, natyrshëm lind një pyetje. 

Po atëhere, kur qenkësh kështu, kur Shqipëria nuk bëri asnjë reflektim për mirë, përse Gjermania dhe Holanda pranuan ta miratojnë raportin IBAR?

Përgjigjja duhet kërkuar në një qasje gjeostrategjike për të cilën ka një konsensus në BE, që prej shpërthimit të konfliktit në Ukraninë. Unioni do të japë mesazhin për Ballkanin Perendimor, se zgjerimi është i mundur. Ky, sëbashku me ruajtjen e unitetit mes vendeve anëtare, si dhe moskrijimit të çarjeve mes Komisionit Evropian dhe shteteve të veçanta, qenë argumentat se Shqipëria nuk duhej penguar. Por ama, kjo nuk do të thoshte se kalimi në fazën e re, u konsideronte se qeveria i ka përmbushur kushtet. Thjeshtë në mënyrë pragmatiste, në vend që të shërbenin si digë, ato u transferuan drejt një faze të mëpasme. Kaq është e gjitha. Dhe që ky moment të mos trajtohej me triumfalizëm, që ai mos përdorej për propagande, kur Edi Rama ende s’kish pasur kohë të gëzohej, Berlini dhe Haga i plasën në sy të vërtetën.  

LAPSI.AL   

Poll

Të këshilluara

Përse një fytyrë e re për Lapsi.al

Ajo që ka ndryshuar me ristitë në formë, të detyrueshme në një treg të dominuar nga diktati i shpejtësisë, por që nuk prekin kredon për një gazetari të thelluar që i bën lexuesit të mendojnë

22:27

Të vërtetat alternative të Ramës

Edi Rama është zhytur në një spirale marramendëse të mohimit të realitetit dhe të krijimit njëkohsisht me të të të vërtetave alternative, që zor se mund t'ia be...

14:45

Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës

Pas shfaqjes së fundit të Erion Velisë, ata që vuajtën më shumë emocionalisht nga sulmet kundër Robert Ndrenikës, ishin pak a shumë ata që po vuajnë materialish...

15:04

Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm

Ndonëse vendimi i sotëm i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të zbutur masat e paraburgimit në Shqipëri është disafish i paragjykuar, ai përbën një...

20:15

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës ka përcjellë mesazhe shqetësuese kundër opozitës, ndërsa vendi po përballet me një krizë të re institucionale, këtë herë prej paaftësisë ...

17:29

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI