Flash

Kriminalizimi i shoqërisë si metodë për të vjelë vota

Lapsi.al 8 May 2026
Kriminalizimi i shoqërisë si metodë për të vjelë

Vrasja, më 3 maj 2026, e dy fëmijëve, në trotuar – jo në rrugë – nga një shofer i dehur përsëritës, i terrorizoi shqiptarët gjer në palcë.

Ndërsa marshimi sensibilizues, organizuar nga qytetarët e Durrësit, ku morën pjesë diçka më tepër se 100 vetë, ishte zhgënjyes.

Ky ishte vlerësimi për drithërimat e dhimbjes dhe terrorit. Kaq ishte protesta për policinë e tredhur lokale, për mjediset e munguara për fëmijët...

Por, le të bëjmë një krahasim me drithërimat që provokon politika.

Fiks një vit më parë, më 11 maj 2025, qytetarët e Durrësit dolën masivisht dhe bënë deputet, me rreth 20 mijë vota, një personazh të panjohur.

I futur në listat të hapura nga Partia Socialiste, për të u tha dhe po thuhet, se ishte investim dhe sponsoriim i bandave, apo Bandës së Durrësit.

Pra, logjika thotë, me zë të lartë, se, për thikën e futur gjer në palcë, nga padrejtësitë sociale, banorët e Durrësit nuk shfaqen. Ndërsa prej frikës, apo interesit nga krimi, prej frikës apo interesit nga pushteti politik, shfaqen të 200 - fishuar.

Të 200 - fishuar lënë mënjanë të gjitha impenjimet, veshin xhaketën më të vlerësuar të garderobës, marrin edhe zonjat me vete dhe “marrsh” për të votuar.

Në këtë pikë ka një pyetje logjike që kërcet: A është duke u formësuar në Durrës pjesërisht një shoqëri e inkriminuar?

A kemi aktualisht në Durrës, një pjesë të shoqërisë, në rastin më të pakët 20 mijë njerëz të rritur, të marrë peng, të kontrolluar apo të drejtuar nga krimi?

Më tej, a mund të themi se e njëjta situatë është duke ndodhur edhe në Elbasan?

Në Elbasan, ku patëm një rezultat të njëjtë në zgjedhje, ku një e panjohur sërish mori rreth 20 mijë vota të dyshuara si të sponsorizuara nga krimi?

Apo në Fier, ku pas bëmave të Gramoz Ruçit, ndodhi revolucioni i paparashikuar i radhës?

Dihet botërisht se krimi i organizuar shqiptar u bashkua masivisht me politikën në prag të zgjedhjeve të vitit 2013, pas deklarimit “Aleancë me djallin, mjaft që të rrëzojmë Berishën!”

Dihet botërisht që politika, veçanërisht në Durrës, Elbasan dhe Fier, që janë tre qytetet me më shumë votues pas Tiranës, e ka ndarë pushtetin me krimin.

Dihet botërisht që në këto tre qytete, një emërim në poste të administratës publike, më shpejt e bën krimi, se politika.

Dihet botërisht që tenderat, qoftë nga buxheti i shtetit, qoftë rajonalë, që kanë lidhje me këto tre qytete, ndahen me krimin.

Dihet botërisht që në këto 3 qytete, gjithçka që ka lidhje me shtetin, kalon edhe së pari përmes filtrave të krimit, se strukturat vendore, policia, e të tjera, i nënshtrohen e shërbejnë, më tepër krimit, se partisë.

Ky është projeksioni djallëzor që duhet kuptuar para se të jetë shumë vonë.

Në Shqipërinë post 2013, një llogaritar me laps të hollë, pa e prekur Tiranën, ka projektuar dhe aplikuar, në 3 qytetet më të mëdha, veprën me gjeniale të gjithë karrierës së tij:

“Pushtet dhe para krimit të organizuar dhe përmes tij kontroll dhe shtypje, deri në kriminalizimin e shoqërisë, me qëllimin final - mbushjen e kutive të votimit”.

*Shkruar enkas per Lapi.al

Të këshilluara

Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm

Ndonëse vendimi i sotëm i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të zbutur masat e paraburgimit në Shqipëri është disafish i paragjykuar, ai përbën një...

20:15

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës ka përcjellë mesazhe shqetësuese kundër opozitës, ndërsa vendi po përballet me një krizë të re institucionale, këtë herë prej paaftësisë ...

17:29

Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis

Mënyra se si Edi Rama reagaoi kundrejt djegjes tragjike të një pallati, ku për pak orë u bënë shkrumb e hi 35 apartamente, më shumë se për kujdesin që ai pati p...

18:16

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti opozitare të Edi Ramës, përpara socialisteve të Lushnjës...

21:11

Pse Rama bën alibinë e korrupsionit?

Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se do të mund të rekuperojë diçka nga imazhi i kryetarit...

13:07

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI