Flash

Protestuesit refuzojnë ftesën e Ramës: Dorëheqje, jo dialog!

Lapsi.al 2 June 2026

Ka nisur protesta e tretë radhazi në Tiranë, kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Tubimi është thirrur përpara Kryeministrisë, pas një serie protestash që kanë nisur ditët e fundit në kryeqytet.

Protestuesit i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqje dhe jo negociata me qeverinë.

Gjatë protestës së zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qytetarët kanë shfaqur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër klasës politike, ndërsa një nga sloganet më të dëgjuara ishte: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Në një pankartë të madhe të mbajtur nga protestuesit shkruhej:

“Jam bir shqipe more shkja, ti sha ne s’dimë me sha, ta kemi thënë s’na e njeh trurin. N’Kryeministri ta ngremë flamurin.”.  Protestuesit kanë refuzuar idenë e dialogut të propozuar nga kryeministri, duke artikuluar mesazhin “Dorëheqje, jo dialog!”, si kërkesën kryesore të tubimit.

Kjo është dita e tretë e protestave kundër projektit në Zvërnec, të cilat kanë shënuar pjesëmarrje të konsiderueshme qytetarësh nga zona të ndryshme të vendit. Në protestë janë vërejtur edhe të rinj dhe të mitur, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI