Flash

Arkitekët shqiptarë, të përndjekur në shtëpinë e tyre

Astrit Nixha 1 June 2026

Mbyllini sytë dhe paramendojeni një portret në ëndërr: Një personazh me dosje në dorë, vrapon duke u munduar ta mbrojë dosjen me xhaketën e vet. Nuk është vonë, por rrugës nuk i dihet. Mban skajin e trotuarit, thua është një hebre në kohë të luftës dytë botërore. Por jo, evidente që nuk është, nuk mban në mëngë shenjën e verdhë me yllin e Davidit.

Kalon rrugën me shpejtësi, afrohet te bashkia, nuk e lënë të afrohet më shumë… Në refleksion të mermerit të zi të bashkisë ka siluhetë të zezë… Mos është person me ngjyrë në kohë të aparthaidit?

Zgjohet i djersitur nga mankthi. Aaaa, mos kini merak, është vetëm një arkitekt shqiptar, me plagë të hapur, para festivalit “Bukë e Zemër 2026”...

Historia na ka mësuar se shqiptarët janë një popull që nuk i dorëzuan kurrë miqtë në kohë të errëta. Por sot, në kohë paqeje dhe "zhvillimi", duket se kemi gjetur një armik të ri për të dëbuar nga shtëpia: vetveten.

Më 3 Qershor 2026, në Tiranë do të mbahet edicioni i dytë i festivalit “Bukë e Zemër”. Tema kuratoriale këtë vit është “Nga Portreti te Peizazhi” (From Portrait to Landscape). Por ironia e vërtetë, peizazhi më i zymtë që po vizatohet këtu, nuk është fizik; është social dhe profesional- portreti ynë nuk kalon.

Vitin e kaluar, nën po këtë titull, dëgjuam një predikim pothuajse hyjnor se si ky vend "nuk tërheq me parà, por me besimin në një ëndërr", se si këtu nuk ka rregullore "që të mbysin" dhe se ky festival ishte një "Bajram i shpirtit" ku egoja e pushtetit, si në historinë e Ibrahimit, sakrifikohej për një vizion të përbashkët.

Por në atë altar, nuk u sakrifikua as egoja, as pushteti. U flijua arkitekti shqiptar.

Të jesh arkitekt shqiptar sot do të thotë të kesh një portret të një qytetari të dorës së dytë në peizazhin tënd. Jemi kthyer në dëshmitarë të një realiteti absurd, një paradigme ku ne, që njohim baltën, dritën, traditën dhe "papërsosmëritë" e kësaj toke, zhvishemi nga e drejta për të projektuar fytyrën (Portretin) e qyteteve tona.

Por ama durojmë objekte me portrete në peisazhin tonë. Po duket ata kanë portrete më të përshtatshme… Vetëm paramendojeni çfarë mund të kishte ndodhur nëse projektuesi i të njëjtit objekt do të kishte qenë shqiptar. Do të ishte i gozhduar në kryq.

Ndërkombëtarëve u ofrohet një Shqipëri e "lirë nga rregulloret që mbysin", një kanavacë ku ligji hap rrugë para "bekimit" të politikës. Ndërsa për ne, rregulloret, burokracia dhe mendësia "nuk din ti" ose “ç’ke ti, ta them unë”, mbetën një damkë dallimi.

Dhe tani, ofendimi i fundit i kësaj "mikpritjeje të shenjtë": Festivali fton këtë "ushtri" globale të sjellë miq, nën moton "sillni pak kripë". Ndërkohë, arkitekti shqiptar, i cili presupozohet të jetë mikpritësi i shtëpisë, duhet të paguajë një biletë hyrjeje për t'u lejuar në këtë “mjedis të përbashkët për dialog” dhe t'i bëjë temena "yjeve" që po i ridizajnojnë atdheun.

Paguajmë për të qenë spektatorë në humbjen e hapësirës sonë. Paguajmë për të parë se si autorësia autoktone fshihet me pretekst të portretit.

Bukën dhe zemrën ia shtruam "eksperimentit të përbashkët" të arkitektëve nga të dyja hemisferat. Po kripa që po mblidhet? Me sa duket, paska mbetur vetëm për ne. Jo për t'i dhënë shije "Peisazhit të Bollëkut", por për të na e hedhur pa mëshirë mbi plagët e një profesioni, të cilit po i mohohet e drejta, dinjiteti dhe hapësira në shtëpinë e tij.

A është ky vizioni ynë? Apo kemi pranuar heshturazi të jemi të përjashtuarit e rinj të një Shqipërie që admiron çdo gjë, përveç te qenurit shqiptar?

Të këshilluara

Një drejtor policie, kokë turku në Zvërnec

Elidon Çela nuk u shkarkua se prodhoi një komunikatë ku manipuloi ngjarjen. As se ndenji indiferent kur dhunoheshin protestuesit. Ai pagoi çmimin e thyerjes së heshtjes për një aferë ku implikohet familja e presidentit Trump. Të cilët Rama me sa duket ka vendosur ti gostisë pa shpërthyer skandale

08:27 Andi Bushati

Ambasadori që e nisi me këmbë të gabuar

Paralelisht me heshtjen e zyrtarëve të NATO-s për një bazë të Aleancës në Porto Romano, Qeverisë Shqiptare i kanë dështuar tri tendera të njëpasnjëshëm për ndërtimin e portit të ri

11:32 Ferdinand Dervishi

Dy ambasadorët që prishën festën e Ramës

Ndërsa Rama po festonte në Bruksel, Gjermania dhe Holanda i kujtuan se kushtet e vendosura nuk kanë rënë, ato thjeshtë janë eksportuar drejt një faze tjetër

22:08 Andi Bushati

Përse një fytyrë e re për Lapsi.al

Ajo që ka ndryshuar me ristitë në formë, të detyrueshme në një treg të dominuar nga diktati i shpejtësisë, por që nuk prekin kredon për një gazetari të thelluar që i bën lexuesit të mendojnë

22:27

Të vërtetat alternative të Ramës

Edi Rama është zhytur në një spirale marramendëse të mohimit të realitetit dhe të krijimit njëkohsisht me të të të vërtetave alternative, që zor se mund t'ia be...

14:45

Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës

Pas shfaqjes së fundit të Erion Velisë, ata që vuajtën më shumë emocionalisht nga sulmet kundër Robert Ndrenikës, ishin pak a shumë ata që po vuajnë materialish...

15:04

Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm

Ndonëse vendimi i sotëm i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të zbutur masat e paraburgimit në Shqipëri është disafish i paragjykuar, ai përbën një...

20:15

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI