
Komediani i njohur italian Massimo Boldi ka pësuar një incident të rëndë në qendër të qytezës Forte dei Marmi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të pasdites të enjten, përpara një kafeneje teksa Boldi po ecte me disa miq. Papritmas ai u rrëzua në tokë dhe përplasi kokën në trotuar. Nuk është e qartë nëse aktori u rrëzua për shkak të ndonjë sëmundjeje apo u pengua.
Miqtë njoftuan menjëherë ambulancën dhe Boldi u dërgua menjëherë në spitalin e Livornos. Boldi po u nënshtrohet kontrolleve të nevojshme mjekësore, megjithëse thuhet se gjendja e tij nuk paraqitet e rëndë.
Massimo Boldi, tani 81 vjeç, është një nga aktorët më të njohur më Itali. Me origjinë nga Luino, në provincën e largët të Vareses, ai i përket të ashtuquajturës shkolla “Derby”, një vend kulti në Milano që lejoi shfaqjen e talenteve komike si Cochi, Renato dhe Diego Abatantuono, të cilët u bënë të famshëm dhe mbetën miq të ngushtë me Boldin, i cili u bë i njohur për publikun e gjerë me personazhin e tij "Cipollino".
Massimo Boldi më vonë pati një sukses të jashtëzakonshëm falë të ashtuquajturve cinepattoni, filmave të suksesshëm me mikun e tij Christian De Sica. ©LAPSI.al