Flash

Kryebashkiaku i Divjakës rrëfen ç'ndodhi në takimin me Ramën: I ndërprenë fjalën

Lapsi.al 14 August 2026

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me qëndrimin e tij në takimin e zhvilluar në Kuç me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua Reforma Territoriale.

Gorrea tha se takimi ishte i mbyllur, ndërsa theksoi se qëndrimi i tij për ruajtjen e Bashkisë Divjakë nuk ka ndryshuar.

“Ishte një takim i mbyllur. U diskutua gjatë e gjerë si grupim politik, që unë e quaj një hap të madh përpara. Shprehëm secili mendimin e tij. Kryeministri i vendit e la të hapur bisedën. Secili të shprehë mendimin e tij të pastër. Disa kryetarë të emocionuar e të nxituar ja ndërprisnin fjalën, sikur ka ndodhur dhe këtu te ne.

Po flas me pastërti çfarë ka ndodhur. Edhe në atë takim, nuk kisha detyrim të shprehem për të tjerët, por për veten time. Qëndrimi im ka qenë i pastër. Nuk ka ndryshuar në asnjë moment nga ajo që kam deklaruar. Edhe në atë takim e mbrojta fort idenë që pse bashkia duhet të qëndrojë. E para te Komisioni i Maznikut ka disa mospërputhje.

Kapa disa gabime që do iu a bëj me dije edhe ju. E dyta bëra një krahasim Lushnje-Divjakë. Ndoshta Komisioni në atë citat, i referohet faktit që ne bëmë një mbledhje që kemi qenë të pranishëm.

Në atë takim, përsëri, ju ndoshta e keni parë edhe në media, përfaqësues të lartë të PS u shprehën qartë që nuk do ketë ndryshime në qarkun Fier. Mbrojta fort faktin që kam qenë jo i informuar. Radhita atë që thashë më sipër”, - tha ndër të tjera Gorrea. /TCH

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI