Flash

Hyri me thikë në klinikën dentare dhe kërcënoi pronaren për ta grabitur, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 19 November 2026

Hyri me thikë në klinikën dentare dhe kërcënoi pronaren

Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi tentoi të grabiste një klinikë dentare në lagjen nr. 5 të qytetit të Korçës duke kërcënuar me thikë pronaren e saj. Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçari ka hyrë në ambientet e klinikës dhe ka shtyrë me forcë pronaren, të cilën më pas e ka kanosur me një mjet prerës. Gjatë ngjarjes, ai ka arritur të marrë një laptop dhe është larguar nga ambientet e klinikës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Nga verifikimet rezulton se 44-vjeçari, banues në Korçë, është dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën e dyshuar të përdorur për kanosjen, si dhe laptopin e marrë në klinikë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI