Flash

Sulmoi stomatologen nën kërcënimin e thikës, arrestohet autori në Korçë

Lapsi.al 19 November 2026

Sulmoi stomatologen nën kërcënimin e thikës, arrestohet

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës pasi ka sulmuar një stomatologe nën kërcënimin e thikës. I arrestuari është shtetasi Artur Çina. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një 44-vjeçar ka hyrë dhunshëm në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen e klinikës.

Mësohet se ky i fundit, ka sulmuar stomatologen duke i grisur përparësen dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën. Ai ka mundur të marrë vetëm laptopin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Forcat e komisariatit të policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e 44-vjeçarit dhe më pas është bërë arrestimi i tij për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Materialet janë referuar pranë prokurorisë së Korçës ku do të vijojnë edhe veprimet e mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI