Flash

Sherr për një vend parkimi në Durrës, plagoset 30-vjeçari

Lapsi.al 19 November 2026

Sherr për një vend parkimi në Durrës, plagoset

Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar me përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një 30-vjeçar në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, në lagjen Nr 13.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një debat mes disa personave për vendin e parkimit ka degraduar në përplasje fizike, gjatë së cilës njëri prej tyre është goditur me thikë. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI