Flash

Vidhte banesa, arrestohet "skifteri" shqiptar në Itali, sekuestrohen para dhe bizhuteri ari

Lapsi.al 2026-11-07 09:27:18

Vidhte banesa, arrestohet "skifteri" shqiptar në Itali,

Një 32-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane3 pasi dyshohet se ishte i përfshirë në dy vjedhje në banesa, në zonat Albano Sant’Alessandro dhe Torre de’ Roveri, në Bergamo. 
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 tetorit, gjatë një operacioni kontrolli të territorit, të organizuar nga karabinierët për parandalimin e vjedhjeve në banesa. Sipas mediave italiane, dy bashkëpunëtorët e tij kanë arritur që të largohen, duke u arratisur nëpër fusha.

Policia kishte identifikuar një automjet të dyshimtë në Albano Sant’Alessandro dhe e kishin ndjekur deri në Torre de’ Roveri. Pas një ndalese pranë fushës sportive, drejtuesi i automjetit kishte marrë në makinë dy persona që vinin nga zonat bujqësore përreth.

 
 
Lëvizjet e tyre ngritën dyshime te karabinierët, të cilët kërkuan përforcime nga patrulla e Radiomobile. Sapo panë efektivët, tre personat braktisën automjetin dhe u larguan me vrap drejt fushave.

Dy prej tyre arritën të zhduken, ndërsa 32-vjeçari shqiptar u kap pas një përleshjeje me efektivët. Sipas karabinierëve, ai mbante ende veshur doreza të zeza pune dhe gjatë rezistencës shkaktoi rrëzimin dhe plagosjen e një prej efektivëve.

Mediat italiane shkruajnë se, gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi mbi 1 mijë euro para të gatshme, disa bizhuteri ari dhe sende të tjera me vlerë. Gjithashtu, u sekuestruan disa mjete që dyshohet se mund të përdoreshin për vjedhje në banesa, mes tyre kaçavida, pincë prerëse, një majë trapan të modifikuar, dy elektrikë dore, një fleksibël dhe një radio marrëse-dhënëse.

32-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bergamos. Pas seancës së vleftësimit të arrestit, gjyqtari i hetimeve paraprake vendosi që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, me byzylyk elektronik.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e vendndodhjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë ende në kërkim.

Të këshilluara

When a sentence in the studio costs 100 thousand lek

Six decisions signed by the AMA on October 30, for alleged violations of ethical standards and broadcasting statements that, according to the authority, incite hatred or justify violence. The fines have opened a debate on the limits of freedom of expression and the responsibility of television stations, while journalists see them as a form of pressure that risks encouraging self-censorship in studios and editorial offices.

20:47 Gisela Troplini

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI