Flash

99th Protest/ Activist attacks "Loyal Presence": The government is replacing the state with the party

Lapsi.al 2026-09-06 20:23:00

99th Protest/ Activist attacks "Loyal Presence": The government is

Nisma “Prania Besnike” u vu në shënjestër gjatë protestës së 99-të kundër qeverisë. Një prej aktivistëve akuzoi mazhorancën se po zëvendëson institucionet shtetërore me strukturat partiake. Sipas tij, qytetarëve po u përcillet mesazhi se problemet nuk zgjidhen më pranë institucioneve përkatëse, por përmes zyrave të partisë dhe deputetëve të zonave.

“Nëse kemi një problem me pronën, nuk duhet të shkojmë te Kadastra, por te zyra e partisë. Nëse kemi problem me arsimin apo kopshtet, nuk duhet të shkojmë te drejtoria rajonale, por te zyra e partisë”, deklaroi ai.

Aktivisti pretendoi se qeveria ka “njëhsuar shtetin me partinë” dhe ka dobësuar rolin e institucioneve. Sipas tij, qytetarët po orientohen drejt ndërhyrjeve politike edhe për shërbime që duhet t’i marrin drejtpërdrejt nga administrata.

Ai e lidhi këtë kritikë edhe me 99 ditët e protestës, duke thënë se qeveria jo vetëm nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të qytetarëve, por është bërë edhe më agresive në atë që ai e quajti filozofia e “partisë-shtet”.

Të këshilluara

Experts: Kosovo risks entering a dangerous phase

Political experts are calling for political parties to decide as soon as possible whether they want to compromise on the election of the president or to call new elections. This is because, according to them, after October 5, Kosovo will remain without a president. Any delay in the formation of institutions before October is estimated to cost the country new institutional and political consequences.

22:45

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me sytë katër

PAPARAZZI