Flash

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti, arrestohet 44-vjeçari në Kuçovë

Lapsi.al 19 November 2026

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti,

Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, ndërsa vëllai i tij 40-vjeçar është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrolleve në dy subjektet që administronin dhe në banesë, policia zbuloi lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, mjete prerëse dhe përforcues grushti. Sipas policisë, lënda narkotike mbahej me qëllim shitjen. 

Njoftim i policisë:

Në kuadër të kontrolleve permanente, në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e vënies së tyre në funksion të veprimtarive kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetasin L. T., 44 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin F. T., 40 vjeç.

Në subjektin (berberhane) dhe në banesën e të arrestuarit u gjetën sasi dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe përforcues grushti. Ndërkaq, në subjektin (servis për automjete) e të proceduarit u gjetën 2 mjete prerëse (thika). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, .

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI